LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje – gratë raportojnë për dhunë e dëbim nga shtëpia

Shtatë raste të dhunës në familje – gratë raportojnë për dhunë e dëbim nga shtëpia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, ku viktima të dhunës janë gratë.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë, Prishtinë, Viti e Pejë.


Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.

Fushë Kosovë/25.04.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë/25.04.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datë 03.04.2024 i dyshuari mashkull e kishte dëbuar nga shtëpia e tyre. I dyshuari nuk është hasur nëlokacion, përderisa rasti është duke u hetuar.

Prishtinë/25.04.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 25.04.2024 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i  dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Viti / 25.04.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .

Pejë/25.04.2024 – 13:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori