LAJMI I FUNDIT:

Analisti politik që dikur shkruante fjalimet e Putinit: Ekonomia ruse po kolapson, lufta është humbur

Analisti politik që dikur shkruante fjalimet e Putinit: Ekonomia ruse po kolapson, lufta është humbur

Abbas Gallyamov, njeriu që dikur shkroi fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin dhe njëherit i njohur si analist politik, gjatë një bisede me CNN ka theksuar se ekziston mundësia që në Rusi të ndodhë një grusht-shtet.

Ai është i bindur se rusët do të kërkojnë dikë për ta fajësuar për humbjet e mëdha ushtarake në fushëbetejë në Ukrainë, si dhe për problemet ekonomike të shkaktuara si pasojë e sanksioneve të vendosura nga perëndimi, transmeton Telegrafi.


“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Gjithnjë e më shumë të vdekur po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë një shpjegim se pse po ndodh kjo, duke parë përreth proceseve politike dhe do t’i thënë vetes: “Epo, sepse vendi ynë udhëhiqet nga një tiran i vjetër, një diktator i vjetër”, tha Gallyamov, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Pas tankeve, Ukraina kërkon edhe aeroplanë luftarakë – kush do të mund t’ua jepte dhe kush u tha “jo”?
Lexo po ashtu Pas tankeve, Ukraina kërkon edhe aeroplanë luftarakë – kush do të mund t’ua jepte dhe kush u tha “jo”?

“Në këtë pikë unë mendoj se një grusht-shtet ushtarak do të bëhet i mundur”, shtoi ai duke theksuar se “grusht-shteti ushtarak mund të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm”.

“Kur situata politike ndryshon dhe kur një president i urryer jopopullor është në krye të vendit dhe lufta është vërtet jopopullore dhe për këtë duhet derdhur gjak, në atë moment një grusht-shtet bëhet mundësi reale”, vazhdoi ai.

Ai supozon se Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në mars të vitit 2024.

“Gjykuar nga veprimet e tij, kur ai e përshkallëzon situatën në mënyrë të panevojshme për diçka, ai me të vërtetë mund të anulojë zgjedhjet. Pa një fitore ndaj Ukrainës, ai do të përballet me vështirësi. Rusët nuk kanë nevojë për të, nëse ai nuk është i fortë. Ai me të vërtetë mund të deklarojë gjendje e jashtëzakonshme dhe të  anulojë zgjedhjet”, përfundoi Gallyamov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori