LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Hovenier: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur në mandatin e Kurtit dhe Vuçiqit

Ambasadori Hovenier: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur në mandatin e Kurtit dhe Vuçiqit

“Dialogu në Bruksel është mënyra më e mirë për të realizuar vizionin që ndajmë – ta shohim Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të marrë vendime sovrane rreth aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Kosovës, përfshirë edhe në Këshillin e Evropës,” kështu tha ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për mediumin serb kossev.

Hovenier gjatë kësaj jave vizitoi për herë të parë Mitrovicën e Veriut që nga emërimi si ambasador i SHBA-së në Kosovë, transmeton Telegrafi.


Ambasadori amerikan viziton Mitrovicën: SHBA e përkushtuar që ta shoh një vend demokratik e multietnik
Lexo po ashtu Ambasadori amerikan viziton Mitrovicën: SHBA e përkushtuar që ta shoh një vend demokratik e multietnik

Ai ka drekuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët ia kanë përcjellë “shqetësimet e tyre”, si dhe u ka përcjellë përkushtimin e SHBA-së për disa parime, ndër to “që Kosova është sovrane dhe e pavarur”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke”, tha Hovenier.

Ambasadori nënvizon se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe “do të punojë me partnerët tanë për ta përmirësuar atë”.

Edhe pse thotë se gjithçka varet nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandateve aktuale të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim për herë të parë ambasadorin amerikan
Lexo po ashtu Drejtori i Policisë së Kosovës pret në takim për herë të parë ambasadorin amerikan

“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative ndërsa kjo të arrihet shumë shpejt”, përfundoi ambasadori.

Hovenier ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se shumëçka ka ndryshuar që nga vizita e fundit në Mitrovicë në vitin 2007, kur ka punuar në ekipin e Martti Ahtisaarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori