LAJMI I FUNDIT:

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Përkundër refuzimit për ta dërguar draftin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, Qeveria ka kohë ende për të ndryshuar mendje në mënyrë që të sigurohen votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit. Ndërsa deputetë të opozitës besojnë se Kurti do ta shfrytëzojë këtë mundësi, e nga shoqëria civile vlerësojnë se kjo do të ishte zgjidhja e duhur përkundër se vendimi mund të jetë i vështirë.

Agjenda e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, sipas ambasadorit gjerman në Kosovë, mund të ndryshohet edhe në minutën e fundit.

Jorn Rohde ka deklarur se sa më shpejt që Kosova ndërmerr një vendim të guximshëm, aq më realiste do të jetë mundësia për të arritur shumicën e votave.

Se a do ta dëgjojë kryeministri Albin Kurti këshillën e diplomatit gjerman duke e dërguar draft-statutin e asociacionit në Gjykatën Kushtetuese mbetet të shihet.

Mirëpo, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi beson që Kurti do të tërhiqet në momentet e fundit nga refuzimi për ta pranuar kushtin.

Anëtarësimi në KiE në dyshim, Haradinaj: Mjerimi ka emër - Udhëheqja e Kosovës
Lexo po ashtu Anëtarësimi në KiE në dyshim, Haradinaj: Mjerimi ka emër - Udhëheqja e Kosovës

Shoshi thotë se në rast se nuk shfrytëzohet ky momentum, Kosova nuk do të jetë në agjendë të paktën edhe për një vit, kur parashihet të jetë mbledhja tjetër e rregullt e Komitetit të Ministrave.

“Jemi dëshmitarë që asnjë qëndrim i tij, asnjë kauzë politike që e ka pasur, për asnjë vendim për të cilin ka thënë se qëndroj, deri sot nuk ka qëndru. Prandaj unë jam shumë skeptike që z. Kurti nuk do e dërgoj. Unë mendoj që z. Kurti në fund do e dërgoj këtë draft-statut për shkak se dua të besojë se e vlerëson se është shancë e artë është shanca e fundit që Kosova të ketë një mundësi të tillë që të jetë anëtare plotë në Këshillin e Evropës”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Haziri: Ballafaqimi i Kurtit me procesin e anëtarësimit në KiE është humbje për Kosovën, por jo fitore për Serbinë
Lexo po ashtu Haziri: Ballafaqimi i Kurtit me procesin e anëtarësimit në KiE është humbje për Kosovën, por jo fitore për Serbinë

Për një takim të jashtëzakonshëm duhet pëlqimi i të gjitha shteteve anëtare, dhe sipas Shoshit, kjo është pothuajse e pamundur, pasi nevojitet vota edhe e vendeve që nuk e njohin Kosovën si shtet.

Edhe analisti Visar Xani vlerëson se Kosova e ka të vështirë që ta kap edhe një momentum të tillë për anëtarësim, prandaj vlerëson se duhet të gjendet patjetër një zgjidhje për të siguruar votat.

“Gjithsesi nëse është fjala për një kompromis në lidhje me një draft statut të dëmshëm për Kosovën, po ashtu është përgjegjësi e Kosovës të bëjë një rrugëdalje me qëllim që të kemi rezultate maksimale nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar Xani.

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë
Lexo po ashtu Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Edhe ministri i pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është angazhuar në fushatën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Krasniqi është takuar sot me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Në njoftimin për këtë takim Krasniqi ka thënë se juristët eminentë kanë konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin

Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin

Prishtina
Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Politikë
Në Kosovë nis zyrtarisht Java e Krenarisë - iu dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ

Në Kosovë nis zyrtarisht Java e Krenarisë - iu dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ

Lajme
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë gabim

Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë gabim

Politikë
Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Ramadani i kërkon dorëheqjen e Mimoza Kusarit: ‘Raportimi’ tek Radoiçiq është cenim i sigurisë kombëtare

Lajme
Kalo në kategori