LAJMI I FUNDIT:

Alternativa Shqiptare në Mal të Zi: Po shqyrtojmë mundësinë që Tuzi të bëhet pjesë buxhetore e Shqipërisë dhe Kosovës

Alternativa Shqiptare në Mal të Zi: Po shqyrtojmë mundësinë që Tuzi të bëhet pjesë buxhetore e Shqipërisë dhe Kosovës

 Alternativa Shqiptare në Mal të Zi, e udhëhequr nga Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një kumtese ka njoftuar se janë duke menduar seriozisht për të kërkuar që Tuzi të jetë pjesë e buxheteve të Shqipërisë ose Kosovës.

“Qeveria e Dritan Abazoviq [Abazoviqi është zëvendëskryeministër në mal të Zi] në projekt-buxhetin për vitin 2021, nuk planifikoi asnjë cent investimesh në komunën e Tuzit, megjithëse na takon me ligj. Pasi ishte mysafir në komunën e Tuzit dhe premtimeve të bëra, Abazoviq duhet të turpërohet nga [mos)veprimet e tuaja. Ju vazhduat pothuajse të njëjtën praktikë në Ulqin, si dhe në komunat e tjera ku jetojnë shqiptarët”, thuhet në kumtesën e Alternativës Shqiptare, transmetojnë mediat serbe.


Më tej në kumtesë thuhet se kjo Qeveri [e Malit të Zi] nuk po i përmbush detyrimet e parashikuara nga ligji për komunën e Tuzit, siç është rasti me komunat e tjera në Mal të Zi, transmeton Telegrafi.

“Vetëm komuna e Tuzit paguan mbi gjysmë milioni euro taksa në buxhetin e shtetit çdo vit. Këto dhe shumë argumente të tjera vërtetojnë se ju Abazoviq jeni pjesë e qeverisë antishqiptare dhe se synoni degradimin ekonomik të vendbanimeve autoktone shqiptare. Si një komunitet autokton shqiptar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë seriozisht të bëhemi pjesë e buxheteve të Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në kumtesën e Alternativë Shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori