LAJMI I FUNDIT:

AAK mban mbledhje të jashtëzakonshme

AAK mban mbledhje të jashtëzakonshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të strukturave të saj udhëheqëse, Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetarët e degëve.

“Sot në ora 11 mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm dhe e kryetarëve të Degëve të AAK-së”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Mbledhja e sotme e strukturave udhëheqëse të AAK-së vjen pasi opozita ka shtyrë për një datë të pacaktuar protestën e thirrur për sot në orën 14:00, ndërsa shefja e deputetëve të kësaj partie Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo parti./Telegrafi/