LAJMI I FUNDIT:

Deschamps: Bëmë shumë gjëra të mira

Deschamps: Bëmë shumë gjëra të mira

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se ka shumë gjëra pozitive që ai mund t’i nxjerrë nga humbja prej 1-2 ndaj Gjermanisë.

“Bëmë shumë gjëra të mira, veçanërisht në sulm. Gjithashtu bëmë edhe gabime, për shembull e humbëm topin dhe ata e shënuan golin e tyre të parë”.

“Luftuam për një rezultat më të mirë deri në fund, por gjërat nuk shkuan siç deshëm ne”.


“Sidoqoftë, nuk duhet ta harrojmë këtë ndeshje”, ka deklaruar trajneri. /Telegrafi/