LAJMI I FUNDIT:

Wenger lavdëron paraqitjen e Podolskit

Wenger lavdëron paraqitjen e Podolskit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me paraqitjen e Lukas Podolskit në fitoren ndaj West Ham United.

Gjermani bëri një paraqitje dominuese duke shënuar edhe njërin nga golat e fitores 5-1.

“Ai bëri një ndeshje të fuqishme edhe në West Ham. Sigurisht sot ishte loja më efikase sepse mendoj se ai morri përgjegjësitë në momentin kur ne kishim nevojë për të”.


“Me një lojtar të përvojës së tij ju prisni që ai ta bëjë atë. Unë kam shumë kandidatë që mund të luajnë në qendër, por ende besoj se kjo është pozita e tij më e mirë (në të majtë)”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/