LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Greqia e kapërceu me sukses krizën

Berisha: Greqia e kapërceu me sukses krizën

Kryeministri Sali Berisha është takuar me ambasadorin e ri grek, Leonidas C. Rokanas, me rastin e marrjes së detyrës së tij në Tiranë. Në takimin me diplomatin grek, kryeministri Berisha theksoi se po ndjek me vëmendje zhvillimet e rëndësishme pozitive dhe përpjekjen e jashtëzakonshme në shtetin fqinj për të kapërcyer pasojat e krizës, e cila ka një karakter, jo vetëm evropian, por edhe global.

Në këtë kontekst, kryeministri Berisha në emër të qeverisë shqiptare i përcolli qeverisë greke dhe kombit grek urimet më të mira, për kapërcimin me sukses të këtyre vështirësive, por edhe për zhvillimin dhe modernizimin e mëtejshëm të vendit.

Nga ana e tij, ambasadori grek Rokanas e siguroi kryeministrin Berisha se Greqia mbështet dhe do të vijojë të mbështesë fuqishëm qeverinë shqiptare në të gjitha përpjekjet për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.


Gjithashtu Rokanas theksoi se ambasada greke në Shqipëri dhe ai personalisht mbeten të gatshëm për të kontribuar në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të frytshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë për të dy popujt.

Ambasadori grek u shpreh se Greqia i qëndron fuqishëm projektit të njohur si axhenda 2014, i cili konsiston në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ecur përpara me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE.

Në takim u rikonfirmua edhe njëherë vullneti i palëkundur i dy qeverive për të punuar së bashku për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjithë fushat në interesin më të mirë të dy vendeve dhe popujve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori