LAJMI I FUNDIT:

Juve pyet për çmimin e Lewandowskit

Juve pyet për çmimin e Lewandowskit

Juventusi ka kontaktuar kampionin e Gjermanisë, Borussia Dortmund, për të shfaqur interesimin për sulmuesin në formë të kësaj skuadre Robert Lewandowski.

Goal raporton se kampionët e Serie A e kanë shndërruar sulmuesin polak në cakun kryesor të afatit të ardhshëm kalimtar, dhe janë duke orkestruar një marrëveshje sa më shpejtë që është e mundshme, për të mposhtur radhën e gjatë të rivalëve të interesuar për 24-vjeçarin.

Juve i ka dërguar skuadrës gjermane një faks për të pyetur për çmimin e lojtarit, dhe tash është në pritje të përgjigjes.


Dortmund mendohet se dëshiron ta mbajë Lewandowskin, por refuzimi i sulmuesit për ta vazhduar kontratën aktuale mund ta detyrojë klubin ta shesë atë në fund të sezonit.

Bianconerët raportohet se janë të gatshëm të harxhojnë 25 milionë euro për Lewandowskin, por kanë një konkurrencë të fuqishme nga Manchester United dhe Manchester City. /Telegrafi/