LAJMI I FUNDIT:

Berisha e fillon ditën me “Gangnam Style”

Berisha e fillon ditën me “Gangnam Style”

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk ka mundur t’i ikë “kurthit” të këngëtarit Psy. Shefi i Qeverisë shqiptare duket të ketë ndihmuar në arritjen e shifrës prej një miliard shikimeve të hitit të jugkoreanit, “Gangnam Style”.

Ditë më parë, presidenti amerikan Barack Obama pati deklaruar se është i fiksuar pas kësaj kënge dhe se përpiqet të imitojë lëvizjet e këngëtarit, ndërsa të njëjtën gjë po e bën edhe kreu i ekzekutivit shqiptar.

“Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në YouTube videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, ‘Gangnam Style’, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të njëmiliardtë duke u bërë kështu videoja më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale. Suksesi është si magneti, ndaj dhe nisa ditën duke e pare edhe një herë në YouTube…”


“Ju si të dëshironi, por unë tani pas apokalipsit të Maya-ve e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjavë të mbarë – sb”, ka shkruar Berisha në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori