LAJMI I FUNDIT:

Martohet Ronnie Wood

Martohet Ronnie Wood

Rokeri Ronnie Wood do t’i kalojë festat me gruan e tij të re, Sally Humphreys, me të cilën i ka shkëmbyer unazat të premten.

Kitaristi i “Rolling Stones” është martuar në një ceremoni private në Londër, ku ishin të pranishëm emra, si Keith Richards, Rod Stewart, Sir Paul MCCartney e të tjerë.

Kjo është martesa e tretë e 65-vjeçarit Wood, i cili me 34-vjeçaren u fejua në tetor të këtij viti. /Telegrafi/