LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet për formimin e Qeverisë – Haradinaj takoi ndaras Krasniqin me Hazmën dhe Abdixhikun

Bisedimet për formimin e Qeverisë – Haradinaj takoi ndaras Krasniqin me Hazmën dhe Abdixhikun

Partitë e deritashme opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në për krijimin e Qeverisë së ardhshme.

Madje të tri këto subjekte politike kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku.

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn
Lexo po ashtu "Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Së fundmi liderët e të tri partive, Memli Krasniqi i shoqëruar nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj kanë zhvilluar takime.


Telegrafi mëson se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ditë më parë kishte zhvilluar një takim me liderin e PDK-së Memli Krasniqin dhe Bedri Hazmën, ndërkaq të hënën është takuar me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se Abdixhiku ka pasur takime dhe iniciativa me partitë opozitare, duke përmendur biseda me Bedri Hamzën, Memli Krasniqin dhe Ramush Haradinaj.

Ai tha se LDK është e interesuar për të udhëhequr qeverinë dhe ta ruaj stabilitetin e saj.

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit
Lexo po ashtu Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

“Sonte po ju themi njëjtë që e kemi konfirmuar atë që i kemi thënë qytetarëve tonë. Jemi të interesuar për të udhëhequr qeverinë… Tani ky rezultat po na zhvendosë në qëndrime të reja. Ne kemi konfirmuar qëndrimin e njëjtë. Ne e ruajmë qeverinë stabile se programi jonë ka qenë ambiciozë, por i bazuar”, tha Haziri.

Kujtojmë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku  ditë më parë kishte thënë se nuk bashkëpunon me opozitën pa postin e kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aleanca ushtarake, edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës publikon Deklaratën e nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë

Aleanca ushtarake, edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës publikon Deklaratën e nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë

Lajme
Nën brohoritjet

Nën brohoritjet "UÇK, UÇK", Hashim Thaçi niset drejt Hagës

Lajme
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Dita e dytë e qëndrimit në Kosovë, Thaçit i shkojnë për vizitë bashkëshortja dhe vëllezërit

Dita e dytë e qëndrimit në Kosovë, Thaçit i shkojnë për vizitë bashkëshortja dhe vëllezërit

Lajme
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u miratuan

Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u miratuan

Lajme

"Liri për çlirimtarët", "Drejtësi, jo politikë", disa të rinj protestojnë para EULEX-it ku është duke qëndruar Thaçi

Lajme
Kalo në kategori