Ia bëri vetëm një pyetje të thjeshtë: James tregon se si e bindi Perez që të transferohej te Real Madridi

Ish-ylli i Real Madridit, James Rodriguez ka zbuluar një pyetje të thjeshtë që i bëri presidenti i klubit Florentino Perez, e cila përfundoi mjaft efektive në marrjen e lojtarit në vitin 2014. Pas një Botërori të mrekullueshëm me Kolumbinë që pa lojtarin të fitojë Këpucën e Artë me gjashtë gola, ai u shfaq si një nga lojtarët më të kërkuar në botë.
Manchester City dhe Paris Saint-Germain ishin disa nga skuadrat që konkurronin për nënshkrimin e tij në atë kohë, por ai kishte sy vetëm për Santiago Bernabeu. Rodriguez shpjegoi në FootBoom momentin që e bëri vendimin e tij të sigurt.
Kolumbiani zbuloi: “Florentino më tha: ‘Çfarë do? Lavdi apo para?’. Kjo është arsyeja pse kam nënshkruar për Real Madridin”.
Ai gjithashtu zbuloi se si filloi interesimi i Los Blancos gjatë Kupës së Botës, duke shtuar: “Në ndeshjen e dytë ose të tretë të Kupës së Botës, Jorge Mendes më tha se ata më donin, por kishin frikë se do të humbisja fokusin. Unë thash:ë ‘Çfarë?’. Më pas shënova një gol kundër Japonisë dhe dy kundër Uruguait, ishte e kundërta”.
Në fund të fundit, mesfushori kolumbian bëri transferimin e tij prej 75 milionë eurosh nga Monaco te gjiganti spanjoll. Rodriguez pati një fillim solid me Los Blancos, me 17 gola të shënuar dhe 18 gola të asistuar në 46 ndeshje në sezonin e tij të parë.
Gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar, kolumbiani bëri 125 paraqitje, duke shënuar 37 gola dhe duke asistuar 42 të tjerë. Qëndrimi i tij në Real Madridin përfundoi në vitin 2020, por Rodriguez ende e mban klubin të dashur për zemrën e tij.
“Ata ende më duan shumë në Madrid, më pyesin pse u largova, kjo do të thotë se i bëra gjërat mirë, performova në një nivel shumë të lartë”, shtoi ai.
James Rodriguez tani luan për Leon në Liga MX Apertura në Meksikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve – shpall fituesin e tij

Dy lojtarë të Unitedit falin Taravinë së bashku në një xhami në Mançester

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

Ia bëri vetëm një pyetje të thjeshtë: James tregon se si e bindi Perez që të transferohej te Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE