LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Tek Real Madridi e kanë të qartë se një qendërmbrojtës i ri duhet të transferohet gjatë viteve në vazhdim dhe një lojtar i nivelit botëror po kërkohet. 

Një prej objektivave të tyre kryesor për këtë pozitë është William Saliba i Arsenalit, i cili konsiderohet gjerësisht si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij. 

Qendra e mbrojtjes ka qenë një pozitë që ka ngjallur shqetësim për Real Madridin gjatë sezoneve të fundit, veçanërisht pas problemeve me lëndime të Eder Militaos dhe David Alabas. 


Përkundër kësaj, ky i fundit dhe Antonio Rudiger po shkojnë drejt fundit të karrierave të tyre respektive, kështu që do të duhet të zëvendësohen. 

Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë
Lexo po ashtu Befason me deklaratën ylli i Barcelonës: Penalltia e Alvarez u anulua me të drejtë

Real Madridi ka planifikuar që të futet në tregun e transferimeve këtë verë, por dalja në skenë e Raul Asencios do të thotë se nënshkrimi me një qendërmbrojtës nuk është më një prioritet për vitin 2025. 

Sidoqoftë, është një pozitë e cila duhet të përforcohet në një të ardhme të afërt dhe Saliba qëndron lart në listën e tyre të dëshirave. 

Pavarësisht faktit që Saliba e ka ritheksuar përkushtimin e tij ndaj Arsenalit në javët e fundit, Relevo raporton se Real Madridi do të bëjë ‘përpjekje konkrete’ për transferimin e reprezentuesit francez, ani pse nuk ka një datë të saktë se kur do të ndodhë kjo. 

Largimi i Salibas nga Londra nuk është një opsion të cilin Arsenali po e konsideron, andaj do të duhej një shumë e majme parash që ‘Topçinjtë’ të jenë të gatshëm ta lejojnë të fillojë një aventurë të re./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Formacionet zyrtare, Barcelona – Real Madrid: Beteja e tretë këtë sezon mes Flick dhe Ancelotti

Ndërkombëtare
Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

La Liga
Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

La Liga
Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori