Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale, përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM).
Kjo agjenci mbikëqyr edhe Zërin e Amerikës (VOA) dhe Radion Evropa e Lirë (REL), duke ngritur shqetësime për të ardhmen e këtyre mediave me ndikim global.
Publicisti shqiptar në SHBA, Ruben Avxhiu, ka reaguar me shqetësim ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar si një goditje të rëndë ndaj pushtetit të butë amerikan në botë.
“Burokracia e stërfryrë shtetërore amerikane ka plot se ku mund të shkurtohet e modernizohet. Është absurde që pas mbylljes së USAID-it, vijnë mbylljet e Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë dhe mjeteve të tjera të informimit publik amerikan në botë”, ka shkruar Avxhiu.
Sipas tij, ndërkohë që Rusia dhe Kina forcojnë mediat shtetërore dhe zgjerohen globalisht, SHBA po humbet një nga instrumentet më të rëndësishme të ndikimit.
“Për shqiptarët, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik. Zëri i tyre kumboi ndërsa perandoria sovjetike rrëzohej në kufi të dy epokave,” ka shtuar ai, duke e quajtur këtë vendim një fitore për Kremlinin.
Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Elez Biber, një prej figurave ikonike të VOA. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një hap prapa për demokracinë dhe ndikimin amerikan në botë.
“The Voice of America, një fener shprese dhe e vërtetë për qindra miliona njerëz në mbarë botën, u shua sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës,” ka thënë Biber.
Ai ka paralajmëruar se kjo lëvizje do të dëmtojë imazhin e SHBA-së dhe do të lërë një boshllëk që kundërshtarët e saj mund ta shfrytëzojnë lehtësisht.
Mbyllja e VOA dhe REL mund të ketë ndikim të madh, veçanërisht në vendet ku këto media kanë qenë burimi i vetëm i lajmeve të pavarura, përfshirë rajonet e Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore. Për momentin, nuk ka ende një datë të qartë për ndalimin e plotë të transmetimeve, ndërsa vendimi ka ngjallur reagime të ashpra brenda dhe jashtë SHBA-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Deklarimi i pasurisë nga politikanët: Kush u pasurua e kush jo?

Tërmet në Shqipëri

Mbi 96.7 për qind e kosovarëve kanë shtëpi - vetëm 42.6 për qind zviceranët

Gjashtë vetura përfshihen në aksident në Bresje të Fushë Kosovës, katër të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut