Një studim i ri tregon një kontribut në rritje të universiteteve në ekosistemin e inovacionit të kontinentit, por thekson se fragmentimi i bllokut po dëmton aftësinë për ta kthyer kërkimin shkencor të nivelit të lartë në konkurrencë ekonomike.
Një raport i ri nga Observatori Evropian i Patentave (EPO) tregon se aplikimet për patenta në gjithë kontinentin janë të përqendruara në disa vende të veçanta.
Gjysma e të gjitha aplikimeve të drejtpërdrejta dhe indirekte për patenta të paraqitura në Zyrën Evropiane të Patentave mes viteve 2000 dhe 2020 – nga një total prej mbi 100 mijë – vinin vetëm nga 5 për qind e të gjitha universiteteve evropiane, shkruan euronews.
Universiteti i Grenoblit në Francë ishte më aktiv, me 3348 paraqitje, i ndjekur nga ETH i Zyrihut (2219) dhe Universiteti Teknik i Mynihut (2183).
Në përgjithësi, paraqitjet ishin më të lartat në rajonet më të industrializuara të Evropës, thotë raporti, “ku mundësitë janë më të mëdha për bashkëpunim mes industrive dhe transferimit të teknologjisë”.
Sa i përket vendeve, Gjermania paraqiti më shumë aplikacione për patenta (24.09 për qind). Franca renditet e dyta (17.97 për qind), e cila ndiqet nga Mbretëria e Bashkuar (12.26 për qind) dhe Italia (6.61 për qind).
Megjithatë, vendet më të vogla si Suedia, Zvicra, Danimarka, Belgjika, Finlanda, Holanda dhe Belgjika kanë numrin më të lartë mesatar të patentave akademike për universitet, transmeton Telegrafi.
Sektorët më aktivë kanë qenë farmaceutika (24,944 aplikime), bioteknologjia (22,870), matjet (22,870) dhe analiza e materialeve biologjike (8,832).
Numri i përgjithshëm i aplikimeve nga universitetet evropiane është rritur vazhdimisht në dekadat e fundit, nga 6.2 për qind e të gjitha aplikimeve për patenta evropiane në vitin 2000 në 10.2 për qind në vitin 2019.
Konkurrenca evropiane e dëmtuar nga ‘paradoksi i patentave’
Megjithatë, raporti thekson një paradoks themelor që ndikon në ekonominë evropiane: Më shumë se 20 për qind e patentave të paraqitura nuk janë shfrytëzuar komercialisht.
Avantazhi evropian në kërkimin akademik “nuk është shndërruar domosdoshmërisht në performancë të aplikuar teknologjike dhe ekonomike, krahasuar me ekonomitë e tjera të avancuara”, thotë dokumenti.
“Kjo quhet ‘paradoksi evropian’: Vështirësitë e transformimit të shkencës në komercializim në Evropë, megjithëse universitetet evropiane kanë një udhëheqje globale” – (pjesërisht një e tretë e 100 universiteteve më të mira në botë janë evropiane, sipas Rangimeve të Shangait).
“Fakti që 10 për qind e startupeve me patente akademike evropiane kanë selinë në SHBA thekson vështirësitë që vazhdojnë në komercializimin e teknologjive të reja brenda tregut të vetëm të BE-së”, thonë studiuesit.
Cilat janë pengesat për të shfrytëzuar plotësisht patentat evropiane?
Çështjet më të mëdha janë fragmentimi i tregut dhe politikave, mungesa e financimit në kërkimin universitar dhe një lloj ndjenje “anti-risku” në përgjithësi.
Diversiteti i modeleve kombëtare në patentimin akademik paraqet një sfidë tjetër, pasi shumica e njohurive transferohen vetëm në ekosistemin lokal kombëtar ose rajonal.
Raporti i fundit i Mario Draghi mbi konkurrencën evropiane, si dhe ai i Enrico Letta për të ardhmen e Tregut të Vetëm, argumentuan se një ekosistem i tillë i fragmentuar është përgjegjës për vështirësitë e Evropës në përkthimin e inovacionit në komercializim.
“Sidoqoftë, kostot shtesë të transaksionit të lidhura me kornizat kombëtare të shumta, dhe aftësia e disa kompanive të mëdha për të tejkaluar këto barriera duke buruar teknologji përtej kufijve, sugjerojnë se ka potencial për harmonizim dhe integrim të mëtejshëm në tregjet evropiane për shpikjet akademike”, thonë ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Memoaret e Angela Merkelit – çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme