LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Netflix, Mary Bonnet rrëfen se si u dhunua nga një i njohur i saj: Që nga ajo kohë shoqërohem me meshkuj vetëm nëse ata janë homoseksualë

Ylli i Netflix, Mary Bonnet rrëfen se si u dhunua nga një i njohur i saj: Që nga ajo kohë shoqërohem me meshkuj vetëm nëse ata janë homoseksualë
Foto: Rress

Ylli i shfaqjes së Netflix-it, “Selling Sunset”, agjentja e pasurive të paluajtshme dhe nënkryetarja e grupit Oppenheim, Mary Bonnet (44), ka shkruar një autobiografi me titull “Selling Sunshine”. Në këtë libër, ajo tregon për një përvojë traumatike, kur u sulmua seksualisht nga një i njohur.

Në kapitullin e gjashtë të librit, me titull “Në Pikën më të Ulët”, Mary kujton një fundjavë të Memorial Day rreth dhjetë vite më parë, kur pranoi një ftesë për të kaluar kohë me një të njohur të shoqes së saj. Njeriun që e përdhunoi në libër e quan Joe.

Përdhunimi nga i njohuri sipas asaj që shkruan Bonnet, Joe e ftoi në apartamentin e tij në Los Angeles, ku do të bashkoheshin edhe me një shoqe të përbashkët. Plani ishte që të dilnin jashtë në grup. Megjithatë, kur arriti në apartament, Mary zbuloi se ishin vetëm të dy dhe Joe i ofroi një pije, duke thënë se ishte koktej me vodka.


View this post on Instagram

A post shared by Mary Bonnet (@themarybonnet)

Pas një farë kohe, Mary filloi të ndihej e trullosur dhe qepallat i rëndoheshin. Më vonë humbi ndjenjat. “Kur u zgjova, isha në shtratin e Joe-s, me duart e ngulitura në dyshek dhe pantallonat e mia te kyçet”, shkruan ajo. “Ai ishte mbi mua dhe brenda meje”.

Bonnet kujton se si vrapoi jashtë apartamentit dhe “ulërinte dhe dridhej” në veturën e saj. Ajo thotë se kjo përvojë traumatike vazhdon ta ndjekë edhe sot.

“Pasojat e asaj nate më ndjekin ende. Nuk shkoj kurrë në shtëpitë e njerëzve që nuk i njoh. Nuk qëndroj kurrë vetëm me asnjë burrë me të cilin nuk kam miqësi për të paktën pesë vite ose që nuk është 100 për qind homoseksual, në mënyrë që të ndihem e sigurt”, shkruan ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Mary Bonnet (@themarybonnet)

Pas incidentit, Bonnet mbështetej tek miqtë e saj, përfshirë kolegen e shfaqjes së Netflix, Amanza Smith. Pas përdhunimit, ajo shkoi në New York me Amanza Smith dhe të dashurin e saj të atëhershëm. “Ata e dinin që më duhej të largohesha, të kisha një ambient të ri dhe të ndihesha e sigurt”, tregoi ajo.

Jason Oppenheim, me të cilin kishte qenë në lidhje dhe për të cilin nisi të punonte në agjencinë e pasurive të paluajtshme, gjithashtu e mbështeti atë. “Kur i tregova, ai ishte një mik i mirë, më ngushëlloi dhe ishte shumë mbrojtës”, tha ajo. Bashkëshorti i saj, Romain Bonnet, me të cilin u martua në vitin 2018, mbeti i tronditur nga përvoja e saj dhe gjithashtu i qëndroi afër kur ajo ia rrëfeu gjithçka.

View this post on Instagram

A post shared by Mary Bonnet (@themarybonnet)

Libri “Selling Sunshine” pritet të dalë në shitje më 24 shtator. Përveç përdhunimit, në libër ajo flet edhe për mëmësinë, divorcin, marrëdhëniet toksike dhe momentet personale. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Mary Bonnet (@themarybonnet)