LAJMI I FUNDIT:

KH Kastrioti arrin një fitore të madhe ndaj Slobodas

KH Kastrioti arrin një fitore të madhe ndaj Slobodas

Kastrioti i Ferizajt ka shënuar fitore të madhe në skenën evropiane.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill  Clinton” në Ferizaj, para një numri të madh shikuesish dhe në atmosferë të zjarrtë, Kastrioti e mposhti Slobodën e Tuzlës me rezultat 30:29.

Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.


Fitorja e Kastriotit është me peshë për klubin ferizajas  por edhe për hendbollin kosovar  në përgjithësi. Skuadra ferizajase te fitorja arriti falë përkushtimit maksimal dhe luftës sportive nga fillimi e deri në fund.

Fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë për Kastriotin. U humbën  disa aksione rresht dhe mysafirët u shkëputën deri në tetë gola, 11:3.

Por gradualisht ferizajasit u kthyen në lojë. Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm dy gola, 16:14 për Slobodën.

Lufta e madhe e vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ndërsa edhe përkrahja nga tribunat ishte në nivel.

Në minutën e 52-të, rezultati u barazua në 25:25, për herë të parë në ndeshje. Në minutën e 55-të, ferizajasit kaluan për herë të parë në epërsi, 27:26. Më pas u shkëputën deri në tri gola, 29:26 e 30:27. Por lojtarët e ekipit boshnjak i shënuan edhe dy gola për rezultatin përfundimtar 30:29.

Deniz Terziqi i shënoi 10 gola për Kastriotin. Tetë i kishte Lulzim Shabani, ndërsa nga katër i realizuan Rron Ramadani e Alessander Santos. Por  të gjithë lojtarët dhanë kontribut në fitoren e madhe./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Agjenti i Roques lë të kuptohet kush ishte fajtori për largimin e tij nga Barcelona

Agjenti i Roques lë të kuptohet kush ishte fajtori për largimin e tij nga Barcelona

La Liga
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

La Liga
Kalo në kategori