LAJMI I FUNDIT:

“Kam harruar sa i pashëm është”, Princi William bëhet objekt komentesh te fansat për shkak të ndryshimit në pamje

“Kam harruar sa i pashëm është”, Princi William bëhet objekt komentesh te fansat për shkak të ndryshimit në pamje
Foto: X

Princi William u shfaq në paradën ushtarake në vend të mbretit Charles dhe ndryshimi i tij në pamje tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

Ai kishte lëshuar për herë të parë mjekrën. Zonjat thanë se ky ndryshim i vogël por domethënës i shkon shumë. Disa prej tyre mendojnë se ai tani i ngjan shumë vëllait të tij Harryt.

“Kam harruar sa i pashëm është Princi William”, “Kate, të kuptoj plotësisht”, “Ai do të jetë përgjithmonë një nga meshkujt më të bukur britanikë”, “Tani askush nuk do të thotë se është tullac”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.


Siç dihet, Princi William deri më tani ka kultivuar një pamje të rregullt.

Foto: X

“Është një nder i madh të jem me ju sot në emër të babait tim. Përfundova trajnimin tim të fluturimit këtu, kështu që jam i njohur me festimet që do të pasojnë”, tha William para audiencës.

48 kadetë të Forcave Ajrore Mbretërore dhe katër kadetë oficerë ndërkombëtarë nga Jordania, Kenia, Pakistani dhe Uganda morën pjesë në paradë.

Rritja e mjekrës ka qenë gjithmonë një çështje “e ndërlikuar” në familjen mbretërore. Princi Harry deklaroi në kujtimet e tij se duhej t’i kërkonte mbretëreshës Elizabeth që ta lejonte të shfaqej i parruar në dasmën e tij. Ai gjithashtu ka shkruar se gruaja e tij Meghan Markle nuk e ka parë kurrë pa mjekër.

“Nuk doja që ajo të shihte një të panjohur në dasmë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dafina Zeqiri publikon të tjera fotografi nga dasma e saj private me Kreshnik Gjergjin

Dafina Zeqiri publikon të tjera fotografi nga dasma e saj private me Kreshnik Gjergjin

Magazina
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët

Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët

Magazina
Raportohet se është aksidentuar Meriton Mjekiqi, Milaim Zeka jep detaje për gjendjen e tij: Ishim në të njëjtën veturë

Raportohet se është aksidentuar Meriton Mjekiqi, Milaim Zeka jep detaje për gjendjen e tij: Ishim në të njëjtën veturë

Magazina

"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja

Magazina
Si po ndikon Taylor Swift në zgjedhjet presidenciale në ShBA?

Si po ndikon Taylor Swift në zgjedhjet presidenciale në ShBA?

Magazina
Ben Affleck kritikohet nga fansat pasi u pa duke puthur gruan e shokut: Po e bën për t'u hakmarrë ndaj Jennifer Lopezit

Ben Affleck kritikohet nga fansat pasi u pa duke puthur gruan e shokut: Po e bën për t'u hakmarrë ndaj Jennifer Lopezit

Magazina
Kalo në kategori