Deputetja e LVV-së Jeta Statovci është e kënaqur që është bllokuar projekti për sheshin “Xhorxh Bush”. Deputetja është shprehur kundër tenderit 18 milionë euro pasi sipas saj ka shumë prioritete të tjera janë më të rëndësishme në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës ka pezulluar përkohësisht tenderin prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” pas një ankese të paraqitur nga një kompani në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Kjo është konfirmuar nga nënkryetari i komunës, Alban Zogaj, i cili ka bërë të ditur se ankesa lidhet me pretendime për shkelje të Ligjit për Prokurimin Publik.
Zogaj sqaroi se Komuna e Prishtinës tani është në pritje të një vendimi nga OSHP-ja, proces që mund të zgjasë disa kohë.
Ndërkohë, për këtë vendim ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Jeta Statovci, e cila e ka cilësuar pezullimin e tenderit si një hap të mirë, por të përkohshëm.
“Anulimi i tenderit mbi 18 milionë euro për betonizimin e rrugës “Xh. Bush”, pas një vendimi skandaloz për bllokim të kësaj rruge që solli bllokadë dhe defunksionalizim total të komunikacionit, është lajm i mirë, ndonëse i përkohshëm”.
Ajo ka kritikuar projektin, duke thënë se “Përparimit nuk i përparon as ky projekt”, duke e quajtur atë “betonizim të Prishtinës” dhe një keqpërdorim të taksave të qytetarëve.
Statovci ka theksuar se anulimi i tenderit është i nevojshëm për shkak të, siç ajo e cilësoi, “skandaleve” dhe parregullsive që janë raportuar në media dhe nga shoqëria civile.
Ajo argumentoi se projekti prej 18 milionë eurosh për një “shesh betonizues lluksi” nuk është prioritet për një qytet si Prishtina, që përballet me probleme më urgjente.
Pezullimi i tenderit do të mbetet në fuqi derisa OSHP të japë vendimin e saj përfundimtar mbi këtë çështje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet
Sarrazin paralajmëron pasoja për Kosovën nëse refuzon marrëveshjet tregtare rajonale
Vuçiq tregon pse nuk e shpalli “okupimin e Kosovës”
Koleneli shqiptar komenton fjalimin e Vuçiqit: U pa se ai i druhet përplasjes me NATO-n në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet