LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Kërcënimet nga Vuçiqi nuk janë diçka e re – na bëjnë që të rrisim vigjilencën, por asnjëherë nuk frikësohemi

Maqedonci: Kërcënimet nga Vuçiqi nuk janë diçka e re – na bëjnë që të rrisim vigjilencën, por asnjëherë nuk frikësohemi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë për media ka folur rreth Draftit të Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Maqedonci tha se Mbrojtja Gjithëpërfshirëse është një strategji qeveritare e përfshirjes së mbarë shoqërisë në sistemin e mbrojtjes me qëllim të ruajtjes së interesave jetike të vendit tonë.

“Strategjia e sigurisë së Kosovës e thekson qartë se mbrojtja a sovranitetit territorial nga kërcënimet e jashtme dhe të brendshme ndaj territorit të vendit dhe ruajtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve në rast të fatkeqësive natyrore janë interesa jetike të Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.


Ministri i Mbrojtjes tha tutje se ky sistem nuk do të ndërhyjë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të FSK-së, por njëkohësisht u mundëson të gjithë qytetarëve vullnetarisht të kenë rolin e tyre në sistemin e mbrojtjes dhe të sigurisë.

“Pra, përderisa FSK-në po e ndërtojmë dhe zhvillojmë në përputhje me Planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, në Programin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse po vendosim bazën për përgatitjen e edukimin e  qytetarëve dhe institucioneve në sistemin mbrojtës”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes është deklaruar edhe lidhur me kërcënimet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq  nuk është diçka e re. Serbia ka vazhduar në vazhdimësi të kërcënojë sigurinë e vendit tonë dhe ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime.

Normalisht këto kërcënime nga bëjnë që të rrisim vigjilencën, të jemi më të përgatitur, por asnjëherë të frikësohemi duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në vendin tonë dhe institucionet e vendit tonë po kryejnë detyrat në kuadër të misionit të tyre brenda territorit të vendit…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Ngritja e aktakuzës për sulmin e armatosur në Banjskë, Hill: SHBA kërkon që sulmuesit të mbahen përgjegjës

Drejtësi
Dosja e Prokurorisë në rastin 'Banjska': Kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë

Dosja e Prokurorisë në rastin 'Banjska': Kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë

Drejtësi
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

Lajme
Sulmi terrorist në Banjskë – ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë

Sulmi terrorist në Banjskë – ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë

Lajme
Haradinaj: Kurti fshihet pas frikës së vet

Haradinaj: Kurti fshihet pas frikës së vet

Politikë
Kalo në kategori