LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti për Qeverinë e re: Kemi ofruar kuadro të reja, pa hipoteka dhe pa bagazh politik

Mexhiti për Qeverinë e re: Kemi ofruar kuadro të reja, pa hipoteka dhe pa bagazh politik

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku po merr pjesë në takimin e 9-të të ministrave kushtuar Evropës Qendrore dhe Lindore në Konferencën për Sigurinë Energjetike, në një intervistë për Zërin e Amerikës foli për bashkëqeverisjen me partnerin e koalicionit OBRM-PDUKM.

Ai tha se qeveria e re nuk bart hipoteka nga e kaluara, por si partnerë janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

“Na duhet pak kohë për t’u harmonizuar, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të funksionuar nën ombrellën e VLEN-it. Por, ndryshimi nga më parë është se ofrohet kuadër i ri, pa hipoteka, pa bagazh politik. Dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri. Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi”, tha zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.


E në pyetjen për ndryshimet kushtetuese, mbi atë se si do ta bindin OBRM-PDUKM-në në debllokimin e rrugës euro integruese, Mexhiti tha se nuk ka nevojë, ngaqë sipas tij VLEN dhe DPMNE kanë qëllime të përbashkëta në këtë drejtim.

“Si subjekt politik në Parlament dhe në skenën politike vetëm Levica është – anti-NATO dhe anti-BE. Të gjitha subjektet e tjera politike, pavarësisht se nga vijnë, shqiptarë apo maqedonas, thonë se rruga e vetme është NATO dhe BE. Në parim, partneri ynë OBRM-PDUKM sheh të njëjtën gjë si ne. Ne po punojmë me ta dhe me partnerë strategjikë për ta përshpejtuar këtë proces, sepse është në të mirë të të gjithë qytetarëve në vend”, shtoi Izet Mexhiti – zëvendëskryeministër i parë.

Gjatë qëndrimit në Uashington, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti do të takohet me përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Këshillit Atlantik të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja bën gabim nëse bën koalicion me LVV-në

Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja bën gabim nëse bën koalicion me LVV-në

Lajme
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Politikë
Haradinaj: Veprimet e Kurtit në veri, po ia sjellin Kosovës dy gjëra të dëmshme

Haradinaj: Veprimet e Kurtit në veri, po ia sjellin Kosovës dy gjëra të dëmshme

Lajme
Kalo në kategori