LAJMI I FUNDIT:

Intensiteti dhe frazat në stilin ‘Rocky’: Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin ‘Rocky’: Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Juventusi ka ndryshuar shumë gjatë verës, pasi përveç një trajneri të ri, edhe stafit i janë shtuar shumë fytyra të reja: një nga ata që është bërë tashmë i njohur për tifozët bardhezi është Simon Colinet, trajneri i ri atletik dhe një nga njerëzit më të besuar të Thiago Mottas.

Që në verë, gjatë kampit të stërvitjes në qendrën Adidas në Gjermani, është bërë virale në rrjetet sociale fraza e tij “Nuk ka më pushim!” e shpërthyer ndaj bardhezinjve në ditët e para të punës së lodhshme, ato më të këqijat për çdo futbollist.

Megjithatë, Colinet ka ndjekur një rrugë të rëndësishme që ka filluar në vitin 2004 në Francë, dhe më pas ka punuar në Troyes, Sion dhe përfundimisht në PSG, ku ka bashkëpunuar edhe me trajnerë të njohur si Ancelotti dhe Emery.


Atje ai ka njohur Thiago Motta (në atë kohë futbollist) dhe nga ai moment, italiani ka vendosur të investojë tek ai sapo u bë trajner, dhe e ka dëshiruar nga U19 e PSG-së deri në Bologna.

Kualifikimi historik në Ligën e Kampionëve 24/25, i arritur vitin e kaluar me Bolognan, është vetëm një qershi mbi tortë për një rrugëtim të studiuar, që e ka çuar Bolognan të jetë skuadra me më shumë kilometra mesatarisht të kaluara në fushë (112.50) dhe më shumë minutazh të mbajtjes së topit në mesatare (33,18 për qind).

Përgatitja e Colinet, përveçse është e fokusuara në stimulimin e vazhdueshëm të lojtarëve me fraza efektive (të marra edhe nga filmi i famshëm “Rocky”), ka ndryshuar tashmë qëndrimin e Juventusit, i cili tani në fushë ka një lojë më proaktive dhe veçanërisht një intensitet më të lartë krahasuar me menaxhimin e Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori