LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Foda me disa ndryshime në përbërje

Kosova do të luajë përballë Qipros me fillim nga ora 18:00 në ndeshjen e dytë të vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Të besuarit e Franco Fodës kanë për synim vetëm fitoren në këtë takim dhe rikthimin tek rezultatet pozitive pas humbjes me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Rumanisë.

Për dallim nga ajo ndeshje, Foda ka bërë disa ndryshime në formacionin startues ku shohim se nga minuta e parë do të luajë Visar Bekaj në mungesë të Arijanet Muric, ndërsa fanellën e titullarit e ka marrë edhe Donat Rrudhani.


Në mesfushë Foda ia ka besuar pozitën e startuesit yllit të Ballkanit, Lindon Emërllahu, ndërsa nga minuta e parë në fazën e sulmit po ashtu do të luajë edhe Ermal Krasniqi.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që dy ekipet përballen me njëra-tjetrën, pasi Kosova edhe më herët është ndeshur dy herë me Qipron ku ka arritur të fitojë në të dyja rastet (5-1 në ‘Fadil Vokrri’ dhe 2-0 në Qipro).

Formacionet zyrtare:

Qipro: Mall, Karo, Gogic, Kyprianou, Panyiotu, Artymatas, Kastanos, Malekkidis, Ioannu, Pittas, Tzionis.

Kosovë: Bekaj, Rrudhani, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj, Berisha, Emërllahu, Rexhbecaj, E.Krasniqi, Muriqi, Rashica./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Donat Rrudhani, njeriu i ndeshjes: Qipro 0-4 Kosova, vlerësimi i lojtarëve të tjerë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori