LAJMI I FUNDIT:

Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Mbappe apo Benzema? Ronaldo befason me zgjedhjen e tij

Cristiano Ronaldo ka luajtur përkrah disa prej emrave më të mëdhenj në futboll gjatë karrierës së tij dhe është personi i duhur për të bërë krahasimin mes tyre.

Në episodin e fundit të publikuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube, UR Cristiano, ish-bashkëlojtari i portugezit Rio Ferdinand, e vendosi 39-vjeçarin në test duke e detyruar që të zgjedhë mes dy lojtarëve.

Ronaldo mes të tjerash zgjodhi David Beckhamin para Paul Scholes dhe Ryan Giggs para Beckham, ndërsa ai më pas u pyet se kë preferon mes Karim Benzemas dhe Kylian Mbappe.


Ronaldo natyrisht e kishte kënaqësinë që të luante përkrah Benzemas për disa vite tek Real Madridi, por pasi Mbappe së fundmi u transferua në Madrid, tifozët ishin kureshtar për të ditur se kë do ta zgjedhë ai.

Kjo i ka lënë të habitur të gjithë, pasi Ronaldo nuk hezitoi dhe shpejt zgjodhi Mbappen, i cili tashmë ka tejkaluar numrin e golave të Benzemas me kombëtare duke shënuar 48 gola ndërsa Benzema ka 37 sosh.

Pasi kaluan një periudhë të suksesshme së bashku tek gjiganti spanjoll, Benzema dhe Ronaldo së bashku me Gareth Bale e krijuan treshen e famshme ‘BBC’ e cila u cilësua gjerësisht si një ndër treshet më të mira që ka parë bota e futbollit.

Kujtojmë se Ronaldo në intervistën e realizuar disa vite më parë me Piers Morgan e kishte përmendur Lionel Messin si lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë.

Momentin kur Ronaldo bën zgjedhjen e tij mes Benzemas dhe Mbappes mund ta ndiqni nga minuta 1:42./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori