LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një tentim vrasje ka ndodhur të dielën mbrëma rreth orës 22:30 në Deçan.

Policia njofton se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.


Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/