LAJMI I FUNDIT:

Çfarë solli vizita e Lajçakut në Kosovë, sipas analistëve

Çfarë solli vizita e Lajçakut në Kosovë, sipas analistëve

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, vizitoi sot Kosovën ku zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Pas takimit, Lajçak konfirmoi se është arritur pajtim për një rund të ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por nuk dha detaje për datën e saktë të këtij takimi.

Në lidhje me këtë zhvillim, profesori Seb Bytyçi ka dhënë komentin e tij, duke theksuar se këto takime janë përgatitje për takimin e ardhshëm në Bruksel. Ai shtoi se gjithmonë para takimeve kryesore bëhen takime për të përgatitur agjendën dhe çështjet që do të diskutohen.

Sipas Bytyçit, Kosova nuk ka pranuar të diskutojë çështjen e urës në Mitrovicë dhe është arritur një marrëveshje e pjesshme për të ndërtuar një pasqyrë të qartë ndërkohore për këtë çështje. Ai gjithashtu vuri në dukje se qasja e BE-së dhe e Lajçakut në këtë dialog ka qenë shpesh e gabuar, duke përfshirë kërkesën që Kosova të diskutojë çështje që tashmë janë negociuar dhe për të cilat ka marrëveshje.


“Kosova duhet të kërkojë një plan të sekuencimit sa më shpejt dhe të insistojë për njohje nga Serbia”, theksoi Bytyçi, për RTV Dukagjini.

Ai shtoi se nuk pret ndonjë rezultat të rëndësishëm nga takimet e ardhshme, por theksoi se në to diskutohen çështje të rëndësishme, përfshirë personat e zhdukur dhe çështje tjera të hapura.

E për këtë takim, analisti politik, Afrim Kasolli thotë se do të jetë vetëm për menaxhim të krizave.

“Nëse mbahet ky takim, e shoh si funksion të asaj që ka të bëjë me përpjekjet e BE-së për menaxhimin e krizave, situatave të tanishme të cilat kanë ndodhur”, ka deklaruar Kasolli.

E avokati, Tomë Gashi ka thënë se vizitën e Lajçakut në Kosovë e sheh vetëm si “arsyetim të rrogës”.

“Lajçaku ka ardhur në Prishtinë veç të arsyetojë rrogën. Ka qejf edhe sa muaj i kanë mbetur në mandat, të ndihet i rëndësishëm, njëfarë lloj VIP-i”, ka deklaruar Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Ministria e Brendshme njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë

Ministria e Brendshme njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Bllokohen pjesërisht rrugët që çojnë në dy pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës

Bllokohen pjesërisht rrugët që çojnë në dy pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës

Lajme
Hoxhaj: Politikanët tanë të padijshëm dhe emisarët papeshë në Evropë i degraduan marrëdhëniet me BE-në

Hoxhaj: Politikanët tanë të padijshëm dhe emisarët papeshë në Evropë i degraduan marrëdhëniet me BE-në

Politikë
Kurti: Policia e Kosovës më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja në rajon

Kurti: Policia e Kosovës më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja në rajon

Lajme
Kalo në kategori