LAJMI I FUNDIT:

“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

Mund të jenë vetëm katër ndeshje, por pakkush është në dyshim se sulmuesi anësor brazilian Raphinha është në formën më të mirë të karrierës së tij te Barcelona. 27-vjeçari së fundmi u zgjodh si një nga pesë kapitenët në skuadër edhe nga shokët e tij.

Ai shënoi het-trikun e tij të parë në histori të shtunën kundër Real Valladolid, duke shënuar gjithashtu një asistim, i treti i tij në këtë sezon pasi shënoi gola kundër Valencias dhe Rayo Vallecanos.

Raphinha ka folur për mediumin RAC1 duke treguar se i kishte dhënë besim, zgjedhja mes liderëve të grupit.


“Pasi lexon që po largohesh, se klubi nuk llogarit te ty, pasi dëgjon shtypin të flasë keq për ty… Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të isha një nga kapitenët e Barçës. Unë jam shumë i emocionuar. Brenda zhveshtores, njerëzit kanë besim tek unë. Kjo të lëviz dhe të bën të ndihesh më i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Raphinha.

Megjithatë, Raphinha ka pranuar se ai mendoi të largohej nga klubi, mes shumë spekulimeve se Barça ishte e prirur ta largonte atë gjatë dy viteve të fundit. Ish-anësori i Leeds United shpjegoi se ai kishte luftuar me shëndetin mendor.

“Nëse punon shumë dhe dëshiron të kesh një karrierë futbolli, nuk duhet të dorëzohesh. Kam pasur shumë arsye për të hequr dorë, për të lënë mënjanë futbollin dhe për të vazhduar jetën time. Është një profesion që të shkatërron. Kam pasur momente kur kthehesha në shtëpi dhe nuk e dija nëse do të ngrihesha në mëngjes për të ardhur përsëri për të stërvitur”.

“Kam qarë shumë, edhe këtu. Unë bëj punë psikologjike sepse e kam parë që është shumë e rëndësishme që të gjithë ta bëjnë sepse kjo ndihmon shumë. Futbolli të shkatërron. Është shumë e lehtë të futesh në depresion dhe të lësh gjithçka”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Liga e Kampionëve
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Kalo në kategori