LAJMI I FUNDIT:

Përse gratë në lindje duhet të heqin bizhuteritë e tyre paraprakisht?

Përse gratë në lindje duhet të heqin bizhuteritë e tyre paraprakisht?
gettyImages

Ja pse nuk është e sigurt t’i vësh ato në spital

Shpesh në maternitet, gratë detyrohen të heqin bizhuteritë e tyre: gjerdanët, vathët, unazat, madje edhe orët. Rezulton se të gjithë këta aksesorë të modës nuk kanë vend në spital. Dhe ja përse.

Shumë gra janë të sigurta se është bërë gjithçka për të shmangur rreziqet e panevojshme nëse diçka ndodh papritur në maternitet. Por në fakt kjo nuk është arsyeja e vetme përse shtatzënat këshillohen të heqin bizhuteritë e tyre.


Kushdo që ka shkuar në stërvitje të arteve luftarake ose në ndonjë sport kontakti e dinë: trajneri nuk do t’ju lërë kurrë në fushë ose në palestër nëse mbani vathë, unaza, zinxhirë. Maksimumi është një llastik flokësh, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo bëhet për sigurinë tuaj: në kulmin e betejës, ju lehtë mund të lëndoni veten ose kundërshtarin tuaj me bizhuteritë tuaja. Dhe lindja është më e rrezikshme se çdo rival në sport. Prandaj, nënat e ardhshme janë pa bizhuteri – për të njëjtën siguri.

Çështja nuk është vetëm se një zinxhir, byzylyk apo edhe një unazë mund të kapin diçka dhe t’ju lëndojë. Gjatë lindjes, por edhe pas saj, mund të filloni të ënjteni shumë. Dhe heqja e unazës atëherë mund të jetë shumë problematike.

Çfarë tjetër nuk duhet të bartni?

Bizhuteritë nuk janë krejt çka duhet të hiqni para lindjes. Shumica e materniteteve ju këshillojnë fuqimisht të hiqni qafe manikyrin.

Ju, mund të ngjyrosni thonjtë tuaj, por lehtë. Është fakt që mjekët e gjykojnë gjendjen e një gruaje nga ngjyra e thonjve. Nëse ato bëhen blu, atëherë nevojiten masa urgjente. Ju nuk mund të shihni ngjyrën nën llak. Dhe fakti që thonjtë duhet të jenë të shkurtër është tashmë i qartë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Kalo në kategori