LAJMI I FUNDIT:

“Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun

“Nëse nuk bëhen bashkë do të bëhet e zezë dita”, Berisha thotë se anti UÇK-izmi bashkon Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se e përbashkëta e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani është anti UÇK-izmi.

Berisha madje thotë se i njëjtë me Kurtin e Osmanin është edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Këto komente deputeti i AAK-së i bëri në një postim në Facebook, ku tha se Abdixhiku pretendon pushtetin me kartën e njëjtë.


“E përbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UÇK-izmi, ky është edhe suksesi i tyre. I njëjtë me këta të dy është edhe Lumiri. Pretendon pushtet me kartën e njëjtë”, ka shkruar Berisha.

Më tej, Berisha ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.

“Të 3 nëse nuk bëhen bashk137, ka me u bo e zezë dita , kanë me përça elementin jugosllav në Kosovë”, u shpreh deputeti i AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Largimi i bllokadave nga pikat kufitare në veri, dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

Kronika e Zezë
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
U përfshin në një rrahje, pesë të arrestuar në Prishtinë

U përfshin në një rrahje, pesë të arrestuar në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori