LAJMI I FUNDIT:

Malisheva dhe Ferizaj marrin nga një pikë në duelin e zhvilluar në ‘Liman Gegaj’

Malisheva dhe Ferizaj marrin nga një pikë në duelin e zhvilluar në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka zhvilluar ndeshjen e parë në sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligë.

Në ndeshjen e parë skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka barazuar me  Ferizaj me rezultat  1-1.

Pjesa e parë i ka takuar Ferizajt me raste, por golin e shënuan vendasit.


Albion Kurtaj, Betim Haxhimusa, Edon Sadriu dhe Arlind Shabani patën raste të mira shënimi, por pa sukses.

Megjithatë në minutën e 41-të të ndeshjes erdhi goli i parë në ndeshje me autor Fatjon Bunjakun.

Talenti kosovar doli përballë portierit mysafir dhe me një goditje të lehtë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante me disa raste nga të dyja skuadrat.

Ferizaj kishte më shumë nga loja dhe në fund arriti të barazonte rezultatin në kohën shtesë.

Ishte sulmuesi i talentuar Redon Syla që me një gjuajtje spektakolare nga distanca shënoi për 1-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe dy skuadrat fituan nga një pikë, me Ferizajn që ndodhet në krye të tabelës me katër pikë, derisa Malisheva ka një sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të gjesh Toni Kroos 'tjetër' është e pamundur" - Ancelotti fillon kampionatin me fjalë të mëdha për gjermanin

E ardhmja e Raheem Sterling në Chelsea është në dyshim, ylli 'kërkon ta dijë' pse u përjashtua nga skuadra për ndeshjen e Man City

E ardhmja e Raheem Sterling në Chelsea është në dyshim, ylli 'kërkon ta dijë' pse u përjashtua nga skuadra për ndeshjen e Man City

Cucurella ishte tallur me Haaland gjatë festimeve pas Euro 2024 - norvegjezi tani ka një përgjigje perfekt për spanjollin

Cucurella ishte tallur me Haaland gjatë festimeve pas Euro 2024 - norvegjezi tani ka një përgjigje perfekt për spanjollin

Barcelona mund të bëjë blerje, por fillimisht po kërkon t'i shesë tre lojtarë

Barcelona mund të bëjë blerje, por fillimisht po kërkon t'i shesë tre lojtarë

Antonio Conte e nis me humbje poshtëruese me Napolin në Serie A

Antonio Conte e nis me humbje poshtëruese me Napolin në Serie A

Ilkay Gundogan lidhet me një rikthim të mundshëm te klubi ku i fitoi të gjitha

Ilkay Gundogan lidhet me një rikthim të mundshëm te klubi ku i fitoi të gjitha

Kalo në kategori