LAJMI I FUNDIT:

E quajti besëprerë, Stresi i kundërpërgjigjet Xhuli Nurës

E quajti besëprerë, Stresi i kundërpërgjigjet Xhuli Nurës

Xhuli Nura pak ditë më parë ka dhënë një mendim në lidhje me incidentin në Pejë, ku të përfshirë janë: Noizy, Stresi dhe DJ Crax.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova tha se Arkimed Lushaj është besëprerë dhe se nuk ka burrëri.

Një kundërpërgjigje ia ka bërë edhe reperi 38-vjeçar duke publikuar të njëjtën video në InstaStory.


Foto: Screenshot/Instagram

“Më fal që nuk të kam çuar në hotel, ke të drejtë jam besëprerë, se të çova me makinë në Malin e Dajtit hahahahah”, ka shkruar fituesi i edicionit të parë të Big Brother.

Xhuli Nura për Stresin: Ai nuk është burrë, besëprerë
Lexo po ashtu Xhuli Nura për Stresin: Ai nuk është burrë, besëprerë

Xhuli përgjatë kohës sa ishte në Big Brother u përfol se kishte pasur një romancë me Noizyn.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë, ajo ka bërë edhe shumë deklarata të tjera që kanë bërë bujë në media.

Stresi po vazhdon të jetë në arrati, gjersa Noizy dhe Crax janë arrestuar. /Telegrafi/