LAJMI I FUNDIT:

Kader Kicaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram: Sensuale në bikini ngjyrë kafe

Kader Kicaj shkëlqen në fotografitë e reja në Instagram: Sensuale në bikini ngjyrë kafe

Kader Kicaj ka bërë një rikthim të fuqishëm në vëmendjen e fansave me fotografitë e saj të fundit në Instagram.

Bukuroshja, e cila ishte në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të ndarjes nga Lumbradhi, është shfaqur në një formë të mrekullueshme në këto imazhe.

Pavarësisht ngjarjeve të fundit që lidhen me ndarjen nga partneri i saj i njohur nga Big Brother VIP Kosova, Kaderi ka dëshmuar se është në një formë të shkëlqyer.


Foto: Kader Kicaj/Instagram

Ajo ka postuar disa fotografi ku duket tejet joshëse në një bikini ngjyre kafe, të cilën e ka kombinuar me një fund të gjatë të ngjashëm, duke theksuar linjat e saj mahnitëse.

Në këto fotografi, Kader ka mbajtur një grim të thjeshtë dhe flokët e saj janë të leshuar drejt, duke krijuar një pamje natyrale.

Pamja e saj elegante dhe e përkryer ka tërhequr shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit, të cilët e kanë shprehur admirinë e tyre për bukurinë dhe stilin e saj të veçantë. /Telegrafi/

Foto: Kader Kicaj/Instagram
Foto: Kader Kicaj/Instagram
Foto: Kader Kicaj/Instagram
Foto: Kader Kicaj/Instagram
Foto: Kader Kicaj/Instagram
Foto: Kader Kicaj/Instagram