LAJMI I FUNDIT:

Mikel Arteta tregon se cila është dobësia më e madhe e Arsenalit

Mikel Arteta tregon se cila është dobësia më e madhe e Arsenalit

Mikel Arteta ka shprehur zhgënjimin e tij me mungesën e finalizimit tek Arsenali, diçka që ishte evidente në humbjen me rezultat 2-1 ndaj Liverpoolit në miqësore.

Përkundër faktit se janë një prej ekipeve me më së shumti gola të shënuar në Angli gjatë dy sezoneve të fundit, ‘Topçinjtë’ kanë dështuar që të realizojnë shumicën e rasteve të tyre për gol.

Arteta ka theksuar nevojën që ka ekipi i tij për të qenë më vendimtar dhe të ndalojnë së humburi mundësi të pastra shënimi.


“Ne duhet t’i dënojmë ekipet. Veçanërisht me agresivitetin që shfaqëm dhe me momentet që fituam topin në zonat e rrezikshme dhe asgjë e mjaftueshme nuk ndodhi”.

“Ka ndodhur faktikisht krejtësisht e kundërta. Këtu është zona ku duhet të përmirësohemi”, ka thënë Arteta.

Tekniku spanjoll sidoqoftë ka mbetur i kënaqur me lojtarët e akademisë që i mori me vete në Amerikë.

“Fatkeqësisht do të doja t’i dhuroja mundësi të gjithë atyre, por nuk kishim kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë”.

Arsyeja e fshehtë pse Newcastle po refuzon që t’i shesë Arsenalit lojtarë
Lexo po ashtu Arsyeja e fshehtë pse Newcastle po refuzon që t’i shesë Arsenalit lojtarë

“Por veçanërisht ata që luajtën, mendoj se u paraqitën dhe u përgjigjën jashtëzakonisht mirë. Kështu që kjo është diçka pozitive nga turneu, kemi shumë talent dhe duam ta përdorim këtë”, përfundoi ai.

Arsenali është lidhur me disa sulmues si Alexander Isak, Victor Osimhen dhe Viktor Gyokeres për të përforcuar fazën ofanzive, por që deri më tani nuk kanë arritur marrëveshje me asnjërin nga ta./Telegrafi/