Gjithçka filloi si dy miq. Alban Gërguri dhe Kushtrim Sogojeva pasionin e tyre të përbashkët e shndërruan në një të ardhme të shërbimeve digjitale dhe krijuese, të quajtur “TROKIT”.
Punëtori i parë që nga fillimi ishte Besart Gërguri, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç. Pas tetë viteve, ai u bë bashkëpronar në TROKIT.
Si 18 vjeçar, në shpirt kishin pasionin dhe idenë që të bëjnë diçka ndryshe, me idenë që të ju vijnë në ndihmë bizneseve të cilat dëshirojnë të jetësojnë zhvillimin e kompanive të tyre apo t’i transformojnë ato përmes digjitalizimit dhe kreativitetit.
Alban Gërguri në një intervistë për Telegrafin tregoi se si ai dhe Kushtrim Sogojeva donin që të bënin diçka të madhe për Kosovën.
“Kjo agjenci ka një histori shumë interesante pasi gjithçka ka filluar nga unë e Kushtrimi kur ishim shumë të rinj. Si 18 dhe 19 vjeçar që ishim, gjithçka filloi si shoqëri. Duke e pa vizionin tonë, dhe motivin për të bërë diçka të madhe në Kosovë, atëherë filluam që të analizojmë pak tregun dhe zhvilluam në atë kohë një kompani të cilën e kishim ëndërr”, tha Gërguri.
“Gjithçka evoluoi shumë shpejtë”, tha Gërguri duke shtuar se përmes një rrugëtimi gati dy dekada e jetësuan ëndrrën e tyre.
“Në fillim ishim dy pronar dhe Besarti, me një staf shumë të vogël, e më pas evoluuam me një kompani shumë të madhe e shumë të fuqishme, ku tashmë jemi tri pronarë me afër 40 punonjës dhe gjithashtu prezent edhe në Zvicër”.
Ndërsa, Kushtrim Sogojeva tha se jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë puna e tyre ka qenë një risi.
“Albani e ka pas pjesën e teknologjisë gjithmonë, unë pjesën e kreativitetit dhe Besarti pjesën e shitjes. Kur këto tri forca janë bashkuar, ka ardhur një rezultat shumë i mirë,” u shpreh ai.
Si çdo kompani e suksesshme edhe TROKIT ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, e për të cilat Gërguri thotë se i kanë kaluar duke pas bashkëpunëtorë shumë të mirë në rrugëtimin e tyre.
“Kemi kaluar nëpër sfida të rënda, të lehta pasi kjo lëmi në Kosovë ka qenë shumë e re. Kur kemi filluar ne ka pas shumë pak kompani prezente. Mësimet më të mëdha i kemi marr nga kompanitë internacionale. Trendet, inovacionet kanë ardh si pasojë e motivit të madh që e kemi pas dhe kemi pas fat që kemi pas bashkëpunëtor shumë të mirë në kompaninë tonë”, ka thënë Gërguri.
E, sa i përket bashkëpunimeve Sogojeva tregoi se jo vetëm në Zvicër, por në më shumë se 16 vende të botës kanë zgjeruar rrjetin me punën e tyre.
“Kur kemi filluar me punu e kemi pas një ndjenjë të inferioritetit, por kur e kemi pa se çka po ofrojmë dhe qysh po mirëpriten këto shërbime…jo vetëm ne si TROKIT, por në përgjithësi si Kosovë i kemi dhënë botës”, tha Sogojeva duke shtuar se qëllimi i tyre është që të zgjerohen më shumë në botë.
TROKIT e cila tashmë është në treg për afro dy dekada si një sipërmarrje kreative biznesi dhe lidere në tregun evropian tashmë ka rreth 40 punëtorë të zellshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet