Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona – konfiskon armë dhe municion
![Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona – konfiskon armë dhe municion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/policia_logo22-780x439.jpg)
Trembëdhjetë persona janë arrestuar në 24-orët e fundit në rajonin e Pejës, Gjakovës dhe Ferizajt, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ahengje familjare.
Të dyshuarit tashmë janë dërguar në mbajtje, ndërsa policia ka sekuestruar armë dhe municion në këto rajone, transmeton Telegrafi.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, gjatё vikendit ka pranuar informacione se ka tё shtёna nё ahengje familjare nё Pejё dhe Klinё, nga njёsitet relevante janё gjetur dhe sekuestruar: Njё armё pistoletё Blow Tr 17 cal 9mm, njё armё pistoletё Blow Tr 17 cal 9mm, njё armё pistoletё TT, njё karikator tё sё njejtёs armё, njё armё pistoletё Zoraki cal 9mm, njё karikator tё sё njëjtёs armё dhe 59 gёzhoja”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se katёr nga pёrsonat e dyshuar pas intervistimit mё vendim tё prokurorit dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit lirohet nё procedurё te rregullt.
Ndërsa, policia në Gjakovë njofton se në dy ahengje familjare ka pasur të shtëna me armë zjarri.
“Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë rreth orës 23:00 pasi ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në rrugën “Ardhmëria” fshati Madanaj-Gjakovë, ka
arritur të identifikon dhe arreston një të dyshuar (R. K., i lindur në vitin 1983 mashkull kosovar) mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Në cilësinë e provave materiale është
sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja”, bëhet e ditur nga policia.
Policia shton tutje se në rastin e dytë në fshatin Skivjan në Gjakovë është arrestuar i dyshuari K.B., mashkull kosovar i lindur në vitit 1985 pasi që në një aheng tjetër familjar kishte shtënë me armë zjarri.
“Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë (e cilat dyshohet të jetë përdorur në rast) si dhe janë gjetur gjashtë gëzhoja”.
Kurse në Ferizaj, policia njofton se ka arrestuar gjashtë persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjarë.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.
Ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmë-automatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia e Kosovës ka bërë apel që qytetarët të mos përdorin armë zjarri gjatë festave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Abelard-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore
![Do të formohet trup që do të hetojë si janë ndarë paratë gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/denar-380x233.jpg)
Do të formohet trup që do të hetojë si janë ndarë paratë gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut
![Zjarr i përmasave të mëdha pranë Elbasanit, zjarrfikësit dhe ushtria vihen në vendngjarje për shuarjen e flakëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/zjarri-ne-elbasan-380x233.png)
Zjarr i përmasave të mëdha pranë Elbasanit, zjarrfikësit dhe ushtria vihen në vendngjarje për shuarjen e flakëve
![Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/shqiperia-380x233.png)
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-9-380x233.jpg)
Demi i përgjigjet zyrtarëve të Qeverisë, rithekson se Kurti kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore
![Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dardan-krivaqa-380x233.png)
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit
![Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/loznica-litiumi-faton-hajrizi-380x233.jpg)
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi
![Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Tome-Gashi-380x233.png)
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/beskallakuu-380x233.jpg)
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
![Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kosova-1-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
![Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/distria-krasniqi-1212-380x233.jpg)
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
![Yamal po shndërrohet në një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-5-380x233.png)
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
![Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/millionaires-stock-gty-aa-191022_hpMain-380x233.jpg)
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?