LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shet 95 për qind të vendeve dhe hapësirave VIP në “Spotify Camp Nou” – klubi do të fitojë mbi 100 milionë euro në vit

Barcelona shet 95 për qind të vendeve dhe hapësirave VIP në “Spotify Camp Nou” – klubi do të fitojë mbi 100 milionë euro në vit

Tifozët e Barcelonës tashmë po numërojnë ditët për t’u rikthyer në Spotify Camp Nou, fillimisht në fund të vitit 2024.

Pikërisht, klubi njoftoi këtë të premte se “Barça Hospitality”, një projekt i nisur nga klubi ka shitur tashmë 95 për qind të ulëseve dhe hapësirave VIP .

Në fakt, njësia e re ekonomike specifikohet me hapësira të reja si Boxes (bokset) dhe Loge Seat (ulëse për katër persona) janë shitur. Shumica janë blerë me kontrata afatgjata nga 8 deri në 10 vjet.


Barcelona e ka nisur me shumë sukses projektin revolucionar VIP, me bokse dhe ulëse katërshe, që edhe për tifozët janë shumë më cilësore, ndërsa klubi ka trefishuar ofertën aktuale.

Tani do të krijohen hapësira të reja ekskluzive. Megjithatë, klubi katalanas e bën shumë të qartë se në këtë proces gjithmonë i jep përparësi anëtarëve të klubit.

Me 95 për qind të shitura tashmë, klubi sapo ka prezantuar vendet e “Players Zone” dhe “Pitch Row”, të vendosura në tribunat e para.

Ata kanë një çmim që varion nga 8000 deri në 22000 euro në sezon. Këto vende janë të vendosura në disa nga zonat më të mira dhe kanë akses ekskluziv në disa nga hapësirat e zonave VIP.

Me një numër total prej 9,400, duke përfshirë vendet dhe hapësirat e disponueshme, pritet që së bashku me marrëveshjet e reja të sponsorizimit të gjenerohen rreth 120 milionë euro të ardhura vjetore nga klubi. /Telegrafi/