LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Real Madridi dhe Chelsea po i shkëmbejnë yjet

Chelsea po shqyrton seriozisht një marrëveshje shkëmbimi me Real Madridin që do të zgjidhte problemin e tyre të gjatë në departamentin e portierëve.

Blutë janë në treg për një portier të ri përpara ndeshjes së tyre hapëse në  Ligën Premier kundër Manchester Cityt, me disa emra që lidhen me këtë pozicion.

Robert Sanchez është në linjë për të qenë numri një i Enzo Maresca për fillimin e sezonit, sipas The Telegraph, i cili sugjeron që spanjolli i përshtatet stilit të tij të lojës.


Por klubi është ende i prirur për të shtuar një tjetër opsion në portë. Filip Jorgensen nga Villarreali është në radarin e Bluve, siç është Giorgi Mamardashvili i Valencias.

Dhe tani, mediumi spanjoll AS pretendon se portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, mund të transferohet në Stamford Bridge në një marrëveshje shkëmbimi me Kepa Arrizabalaga.

Kepa, i cili e kaloi sezonin 2023/24 si huazim te Los Blancos, është i gatshëm të marrë një ulje page për t’u bërë zëvendësues i Thibaut Courtois.

Chelsea , ndërkohë, është ‘shumë serioz’ për të sjellë Lunin në Ligën Premier këtë verë.

Kur u pyet për një përditësim mbi planet e transferimit të Chelseat pas përplasjes së tyre kundër Wrexham të mërkurën, Maresca tha: “Kur afati i transferimeve është e hapur, gjithçka mund të ndodhë për ne dhe për pjesën tjetër”.

Me Maresca në kërkim të një portieri që mund të luajë me lehtësi nga prapa, u raportua në maj se Chelsea po shikonte portierin e Burnley, James Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Ligue 1
Llapi ende pa fitore në garat evropiane, humbja e sotme ndaj Brondbyt theu një rekord negativ për klubet kosovare në Evropë

Llapi ende pa fitore në garat evropiane, humbja e sotme ndaj Brondbyt theu një rekord negativ për klubet kosovare në Evropë

Superliga
Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre

Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre "po shkatërrohet" nga taktikat e Marescas

Premier League
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon më shumë se që duhet për pozicionin e ri të Mbappes te Real Madridi

Ancelotti zbulon më shumë se që duhet për pozicionin e ri të Mbappes te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori