LAJMI I FUNDIT:

Hoti për raportin e DASH-it: Qeveria po pengon investimet përmes politikave të paqëndrueshme

Hoti për raportin e DASH-it: Qeveria po pengon investimet përmes politikave të paqëndrueshme

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar të gjeturat e raportit të DASH-it lidhur me klimën e investimeve në Kosovë në vitin 2024.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se ajo që është shqetësuese është mungesa totale e reformave ekonomike në këto vite, duke rezultuar me përkeqësim të ambientit biznes dhe investime.

“Fatkeqësisht, politikat ekonomike në këto katër vite të qeverisjes po e shpijnë Kosovën në izolim ekonomik e politik, në krijimin e një lloj varësie sociale, pa insentiva për biznes e inovacion, ku promovohen skemat sociale si shpëtim për familjet në nevojë e jo punësimi dhe zhvillimi i sektorit privat”, ka shkruar Hoti.


Ai ka përmendur edhe disa nga të gjeturat e raportit të DASH-it, duke shtuar se me këtë qeveri asgjë nuk është e sigurt.

“Brenda natës mund të ndodhin ndryshime në kursin e veprimeve”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Klima e investimeve në Kosovë më 2024 sipas Raportit të DASH-it

Raporti i DASH-it i publikuar këto ditë ofron një përmbledhje objektive dhe të paanshme të klimës së investimeve në Kosovë më 2024. Sigurisht se Kosova ka sfida afatgjate në fushën e ekonomisë, të lidhura me zhvillimet politike që marrin kohë për tu adresuar. Por ajo që është shqetësuese është mungesa totale e reformave ekonomike në këto vite, duke rezultuar me përkeqësim të ambientit biznes dhe investime.

Nisur nga kapacitet e kufizuara të Kosovës për financim të investimeve në shkallë të gjerë e në teknologji moderne, investimet e jashtme janë thelbësore për të siguruar rritje më të lartë ekonomike dhe për të sjellë teknologjinë më të re.

Fatkeqësisht, politikat ekonomike në këto katër vite të qeverisjes po e shpijnë Kosovën në izolim ekonomik e politik, në krijimin e një lloj varësie sociale, pa insentiva për biznes e inovacion, ku promovohen skemat sociale si shpëtim për familjet në nevojë e jo punësimi dhe zhvillimi i sektorit privat.

Ja disa nga të gjeturat problematike të raportit të DASH-it:

1.Politikat kryeneçe të Qeverisë në fushën e ekonomisë, ndërhyrjet politike në ekonomi, dhe dialogu i kufizuar publiko-privat përbëjnë sfidë për investitorët;

2.Rregulloret e ndryshme qeveritare miratohen pa debat domethënës me ata të cilët preken nga ato rregullore;

3.Komunikimi i sektorit privat me qeverinë është i pamjaftueshëm;

4.Rritja ekonomike dhe produktiviteti kufizohen nga ekonomia informale, sidomos në sektorët si ndërtimtaria, bujqësia e tregtia me pakicë;

5.Fuqia punëtore e re e Kosovës mbetet e pashfrytëzuar për shkak të mospërputhjes me atësive që ka fuqia punëtore dhe aftësive të kërkuara nga punëdhënësit;

6.Agjencia për Regjistrim të Bizneseve e suspendoi për një kohë licencën e transmetuesit më të madh media në Kosovë;

7.Lëndët komerciale në gjykatë marrin nga 6 muaj deri në disa vite për tu zgjidhur.

8.Regjistrimi i markës tregtare merr 9 muaj kohë;

9.Miratimi i licencës merr 18 muaj kohë;

10.Aktiviteti bankar është i kufizuar nga kushtet e rënduara ekonomike, fuqizimi i dobët i kontratave etj.;

11.Kosova vazhdon të prodhojë 95% të energjisë me thëngjill përmes termocentraleve të ndërtuara në vitet 1960 dhe 1980;

12.Më 31 dhjetor 2020, Kosova e ka nënshkruar Marrëveshjen për Insentiva për Investime, e cila ka hyrë në fuqi më 3 shkurt 2021 (në qeverinë paraprake), e cila e ka bërë Kosovën vendin e parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkruan një marrëveshje të tillë.

Është e kuptueshme se disa nga këto sfida nuk mund të zgjidhen brenda një mandati qeverisës. Problemi është se as nuk janë bërë përpjekje për tu zgjidhur. Përkundrazi, situata është përkeqësuar.

Problematike në fushën e ekonomisë nga këndvështrimi i investitorëve është mungesa e parashikueshmërisë në politika ekonomike. Me këtë qeveri asgjë nuk është e sigurt. Brenda natës mund të ndodhin ndryshime në kursin e veprimeve. Mund të zgjohemi në mëngjes dhe të kuptojmë se dikujt iu ka suspenduar licenca, dikujt tjetër i është shqiptuar dënim nga autoritetet tatimore, dikujt iu ka sekuestruar pasuria etj.

Edhe kur shteti ka të drejtë në veprimet që ndërmerr, e rëndësishme është zbatimi me shumë kujdes i burokracisë ligjore për ndërmarrjen e veprimeve dhe sigurimi i transparencës së plotë. Është e qartë se qeverisja ekzistuese nuk e ka këtë qëllim. Në veprimet e veta kjo qeverisje motivohet nga qëllimet politike të ndjekjes së atyre që i quan oligarkë, të cilët fillimisht i ka shpallur armiq të shtetit e të popullit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kosmonte Foods
Kalo në kategori