LAJMI I FUNDIT:

Nuk dëshironte kalimin në Ligën Premier, Juventusi fillon bisedimet me Nicen për Todibon

Nuk dëshironte kalimin në Ligën Premier, Juventusi fillon bisedimet me Nicen për Todibon

Media të shumta në Itali dhe Francë shkruajnë se OGC Nice kishte rënë dakord për një marrëveshje prej 36 milionë euro plus bonuse me West Ham United, por mbrojtësi Jean-Clair Todibo dëshiron vetëm Juventusin dhe bisedimet më në fund kanë filluar mes klubeve.

Në fillim të kësaj jave u konfirmua se Nice kishte pranuar ofertë nga West Ham për ta nënshkruar me lojtarin në vlerë prej 36 milionë euro plus bonuset.

Footmercato shkruan se pavarësisht se i është bërë presion lojtarit që të përpunojë për kushtet personale me klubin anglez, Todibo po qëndron i palëkundur dhe refuzon të marrë në konsideratë kalimin në Ligën Premier.


Ai do kalimin vetëm te Juventusi, me Footmercato dhe Sportitalia që raportojnë se bardhezinjtë më në fund kanë filluar negociatat zyrtare me Nice.

Oferta në tavolinë pritet të jetë pak më e vogël se ajo e anglezëve, si në financa ashtu edhe në formë, duke dashur ta marrin lojtarin në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit për 35 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me Nice deri në qershor 2027 dhe u ble nga Barcelona për 8.5 milionë euro në 2021.

Qendërmbrojtësi ka edhe dy paraqitje për Francën. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali

Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali

Serie A
Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Serie A
Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

La Liga
Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës

La Liga

"Vetëm nënshkrimi i Nico Williams nuk mjafton që Barça të kapërcejë Real Madridin" - legjenda braziliani tregon se sa lojtarë duhet të blihen

La Liga
Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes

Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes

Premier League
Kalo në kategori