LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet çmimi i fanellës së Mbappes te Real Madridi – duhet të paguani më shumë sesa për Bellingham dhe Vinicius

Zbulohet çmimi i fanellës së Mbappes te Real Madridi – duhet të paguani më shumë sesa për Bellingham dhe Vinicius

Nëse po shikoni të blini një fanellë të Real Madridit me emrin e yllit të ri, Kylian Mbappe, përgatituni të harxhoni pak më shumë nga xhepat tuaj.

Versioni autentik i fanellës së Mbappes do t’ju kushtojë hiç më pak se 170 euro.

Megjithatë, nëse nuk po planifikoni të djersiteni në fushë dhe thjesht dëshironi një fanellë me stil dhe pa numër, opsioni i zakonshëm do t’ju kushtonte 120 euro.


Ky çmim i fanellës së Mbappes është për disa euro më i lartë sesa i fanellave të yjeve tjerë si Jude Bellingham apo Vinicius Junior.

Në krahasim, fanellat për lojtarë si Bellingham dhe Vinicius Jr kushtojnë 20 euro më pak se ato të Mbappes.

Fanella autentike e këtyre kushton 150 euro, ndërsa fanella e ‘thjeshtë’ 100 euro.

Pra, pse duhet të paguani më shumë?

Gjithçka varet nga kontrata e Mbappes. Marrëveshja e francezit përfshin një klauzolë që i jep atij 80% të të drejtave të imazhit nga shitja e fanellave.

Si i tillë, Real Madridi ka vendosur një çmim më të lartë për fanellat e tij për të mbuluar këto kosto dhe për të siguruar që klubi të bëjë gjithashtu një fitim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futen fuqishëm dy emra befasues në garën për Topin e Artë

Futen fuqishëm dy emra befasues në garën për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Rinovimi me Real Madridin i kushtoi Luka Modric me pagë, 11 lojtarë tani fitojnë më shumë se kroati

Rinovimi me Real Madridin i kushtoi Luka Modric me pagë, 11 lojtarë tani fitojnë më shumë se kroati

La Liga
PSG po e transferon zëvendësuesin e Mbappes - ka shënuar 76 gola për klubin e tij

PSG po e transferon zëvendësuesin e Mbappes - ka shënuar 76 gola për klubin e tij

Ligue 1
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
E kryer, Manchester United bën goditjen e madhe, Leny Yoro kalon te klubi anglez

E kryer, Manchester United bën goditjen e madhe, Leny Yoro kalon te klubi anglez

Premier League
Dani Olmo konfirmon se po largohet nga Gjermania - ku po shkon ylli spanjoll?

Dani Olmo konfirmon se po largohet nga Gjermania - ku po shkon ylli spanjoll?

Bundesliga
Kalo në kategori