LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet – përmbytet nga shiu shtëpia luksoze e Drake në Kanada

Publikohen pamjet – përmbytet nga shiu shtëpia luksoze e Drake në Kanada

Reperi kanadez, Drake, (37-vjeçar) ka postuar në Instagram një video të përmbytjes në rezidencën e tij.

“Më mirë të jetë një Espresso Martini”, shkroi ai krahas një videoje të shtëpisë së tij, duke u përmbytur gjatë stuhive të shiut në Kanada.

Në video, një person i paidentifikuar përpiqet të mbyllë derën ndërsa uji rrjedh nëpër të dhe grumbullohet në dhomë.


Foto: Screenshot/Instagram

Në një moment reperi mban në dorë një fshesë me të cilën ka tentuar të pastrojë pak ujin.

Të gjitha lajmet nga Drake
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drake

Edhe pse reperi nuk ka treguar se në cilin lokacion ndodhet, vendlindja e tij ditëve të fundit po përjeton kushte të rënda atmosferike dhe vërshime.

Foto: Screenshot/Instagram

Mjedisi i Kanadasë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të dendura për Toronton. Njoftimi vjen pasi përmbytjet e fundit goditën metronë e qytetit.

Drake më parë tregoi rezidencën e tij në Toronto të quajtur ‘The Embassy in Architectural Digest’. /Telegrafi/