LAJMI I FUNDIT:

Mbappe iu përgjigj pyetjes se pse e refuzoi ofertën e Real Madridit dy vite më parë

Mbappe iu përgjigj pyetjes se pse e refuzoi ofertën e Real Madridit dy vite më parë

Real Madridi prezantoi Kylian Mbappen para një ‘Santiago Bernabeu’ i cili ishte i mbushur i tëri dhe sipas raportimeve mbi 85 mijë tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për ta përcjellur nga afër prezantimin e tij.

25-vjeçari nënshkroi kontratë pesë vjeçare me klubin dhe do të nis përgatitjet e para me madrilenët në fund të këtij muaji.

Pas prezantimit të tij, Mbappe mbajti një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur një sërë pyetjeve. Natyrisht, nuk mund të mungonte as pyetja se pse nuk iu bashkua Real Madridit rreth dy vite më parë.


“Është një nder dhe privilegj të jem lojtar i Real Madridit. Është historike për mua dhe familjen time. Më mirë se sa kisha pritur”.

“Ndihem i privilegjuar, unë jam lojtar i Madridit, ishte ëndrra ime e fëmijërisë. Ju nuk mund të paguani për një ëndërr. Është një kënaqësi e madhe për mua dhe familjen time”.

“Momenti kur vendosa të nënshkruajë për Real Madridin? Që kur isha fëmijë. Ishte e lehtë. Ishte një ëndërr, pastaj një qëllim”, ka thënë fillimisht Mbappe.

Mbappe sërish e injoroi në stilin e tij pyetjen e gazetarëve se pse hodhi poshtë ofertën e Real Madridit në 2022.

Mbappe kopjon Cristiano Ronaldon në prezantim, me vetëm tre fjalë elektrizon mijëra tifozë në Santiago Bernabeu
Lexo po ashtu Mbappe kopjon Cristiano Ronaldon në prezantim, me vetëm tre fjalë elektrizon mijëra tifozë në Santiago Bernabeu

“Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll. E kaluara është e kaluar. E tëra çfarë mund të them është se jam shumë i lumtur që jam këtu”, përfundoi ai.

Se kur do ta bëjë Mbappe debutimin me Real Madridin ende nuk dihet, pasi 25-vjeçari tani pritet të shkojë në pushime pas përfundimit të Euro 2024.

Real Madridi do të udhëtojë në Amerikë për turneun parasezonal atje ku do të zhvillojnë disa ndeshje miqësore./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oyarzabal dhe Merino shpallen

Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë

Përfaqësueset
Tifozët janë mahnitur nga veprimi që bëri Kylian Mbappe në prezantimin te Real Madridi

Tifozët janë mahnitur nga veprimi që bëri Kylian Mbappe në prezantimin te Real Madridi

La Liga
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Jamie Carragher nuk ka asnjë dyshim kur tregon emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Southgaten

Jamie Carragher nuk ka asnjë dyshim kur tregon emrin e trajnerit që duhet ta zëvendësojë Southgaten

Përfaqësueset
Publikohen pamjet kur Bellingham i tha Southgates

Publikohen pamjet kur Bellingham i tha Southgates "bëjë diçka" ndërsa po shpartalloheshin nga Spanja

Përfaqësueset
Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

Real Madridi nis kontaktet e para për transferimin befasues të top yllit të Liverpoolit

La Liga
Kalo në kategori