Këngëtarja shqiptare me famë botërore vjen në Kosovë. Është në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival.
Festivali më i madh i muzikës në vend konfirmon edhe një emër tjetër me nam. Bebe Rexha është artistja e radhës, performuese kryesore në këtë edicionin. Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur për hitet e saj dhe perfomancat plot gjallëri, pritet të elektrizojë atmosferën në Prishtinë.
“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.
Paraqitja e Bebe Rexhës në festival është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës.
Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare e njohur për hitet si “Meant to Be”, “I’m a Mess” dhe “In the Name of Love”, ka marrë zemrat e publikut nga mbarë bota me zërin e saj të fuqishëm dhe stilin unik.
Në mesin e hiteve të saj është edhe “I’m Goog (Blue) në bashkëpunim me David Guetta i cili ende pa u lansuar u bë viral. Kënga ishte e para në toplistat në Britani, u shpërblye si bashkëpunimi më i mirë në MTV EMA 2022 dhe u nominua si incizimi më i mirë Dance/Electronic në Grammy dhe kënga e vitit në “BRIT Awards”. Në total këngëtarja është nominuar katër herë për çmimet Grammy.
“Baby, I’m Jealous” (bashkë me Doja Cat) është një hit tjetër me më shumë se 161 milionë klikime e fill pas saj “No Broken Hearts” (bashkë me Nicki Minaj) me 145 milionë klikime. Rexha është e njohur edhe si tekstshkruese dhe është prapa shumë hiteve si “The Monster” nga Eminem dhe Rihanna. Ajo po ashtu ka shkuar këngë për artistë të tjerë si: Madonna, Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azale, Bella Thorne etj.
Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik.
Biletat për festival vazhdojnë të jenë në shitje dhe mund të blihen në faqen zyrtare të festivalit: sunnyhillfestival.com/tickets/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dua Lipa merr masa drastike për të shmangur grindjet me fqinjët, ndërsa punëtorët ndërtojnë pishinë të re me dorë
Rita Ora tregon barkun e saj të tonifikuar me veshje sportive, teksa mbështet butikun e influencueses së fitnesit Rachel Dillon
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duken të mrekullueshëm në fotografitë nga pushimet
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë