LAJMI I FUNDIT:

“Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, koha ta ndryshojmë me trofe” – Southgate i bindur para finales

“Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, koha ta ndryshojmë me trofe” – Southgate i bindur para finales

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ka folur për mediet në prag të finale së Kampionatit Evropian, Gjermani 2024, kundër Spanjës që luhet këtë të diel nga ora 21:00 në Berlin.

Ai theksoi se synimi i tij i vetëm për dy vjet ka qenë fitorja në këtë garë, ndaj thekson se momentalisht është pak më shumë emocional.

“Emocionalisht, do të ishte e pamundur për mua të merrja një vendim logjik në këtë moment sepse synimi im i vetëm për dy vjet ka qenë të fitoj këtë turne. Pesë ose gjashtë javët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë, kështu që vërtet nuk e di se ku jam dhe i vetmi fokus është përgatitja e ekipit për këtë ndeshje”.


“Unë jam i vendosur të vazhdoj t’i drejtoj djemtë siç kam bërë muajin e fundit. Ne jemi përmirësuar për sa i përket besueshmërisë së futbollit anglez dhe mënyrës se si ai perceptohet në mbarë botën, por, në fund të fundit, derisa ta fitojmë atë trofe, gjithmonë do të ketë pyetje si jashtë ashtu edhe brenda vendit për atë që kemi bërë”, deklaroi fillimisht Southgate.

Më tej, drejtuesi i “Tre Luanëve” shtoi se duhet t’i menaxhojnë emocionet dhe të arrijnë fitoren, pasi sipas tij nuk ka rëndësi paraqitja, por rezultati në fund.

“Ne duhet të sigurohemi që t’i menaxhojmë mirë emocionet sepse në ndeshje të mëdha mund të mos kemi nevojë të paraqitemi në një nivel që nuk e kemi arritur kurrë më parë. Të jesh në gjendje të japësh maksimumin në ndeshje të rëndësishme është shpesh një arritje. Jo të gjithë mund t’i luajnë ato ndeshje. Duhet të sigurohemi që jemi të përgatitur mirë. Në fund të fundit, ajo që di është se rezultati i së dielës do të përcaktojë se si ne shikohemi nga të tjerët”, nënvizoi Southgate.

Rodri, lojtari i cili mund ta rrëzojë Bellinghamin nga froni në garën për Topin e Artë
Lexo po ashtu Rodri, lojtari i cili mund ta rrëzojë Bellinghamin nga froni në garën për Topin e Artë

Teksa i pyetur për kundërshtarët e finales, Southgate shtoi se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i studiuar.

“Nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicion për t’i studiuar, por më duhet të them që i njohim, si lojtarët apo edhe filozofinë e tyre. Si ata edhe ne kemi një projekt të cilin e kemi nisur prej vitesh, këtu jemi prej një muaji dhe e kemi identitetin tonë të lojës”.

“Prej kohësh Anglia i shikonte finalet nga shtëpia, por ne kemi nisur ta ndryshojmë këtë gjë, po luajmë finalen e dytë radhazi. Kjo tregon se kemi punuar mirë dhe disponojmë lojtarë me shumë potencial dhe kemi ndërtuar gjithashtu themele të sigurta për të ardhmen” deklaroi i pari i Anglisë.

LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun
Lexo po ashtu LIVE: Finalja e madhe e Euro 2024, Spanja dhe Anglia duan trofeun

Anglia dhe Spanja takohen të dielën nga ora 21:00 në Berlin në finalen e madhe të Euro 2024./Telegrafi/ 


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori