LAJMI I FUNDIT:

Spanjë apo Angli? Kush merr bonuse më të mëdha nëse shpallet kampion në Euro 2024

Spanjë apo Angli? Kush merr bonuse më të mëdha nëse shpallet kampion në Euro 2024

Lojtarët e Spanjës dhe Anglisë do të luajnë për të fituar trofeun e Euro 2024, por edhe për bonuse të majme që do të dhurohen nga federatat respektive.

Fillimisht, lojtarët spanjollë do të fitojnë nga 364,516 secili nëse mposhtin Anglinë në finalen e Euro 2024.

Alvaro Morata dhe Rodri ishin ata që diskutuan me drejtuesit e RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) për bonuset në lidhje me Kampionatin Evropian.


Çdo anëtar i skuadrës prej 26 lojtarësh të Spanjës, plus trajneri De La Fuente, do të marrë bonusin e sipërpërmendur nëse mund të fitojnë ndaj lojtarëve të Gareth Southgate, shumë që shkon në 9.8 milionë euro.

Kjo do të ishte pagesa më e madhe në historinë e Kombëtares së Spanjës. RFEF do të marrë 28.5 milionë euro nga UEFA nëse Spanja fiton turneun. Pra shuma e 40 për qind të asaj që marrin do të shkojnë në bonuse – 11.3 milionë euro. Pjesa e mbetur prej 1.5 milion euro do të ndahet nga 31 veta, ku bëjnë pjesë trajnerët e tjerë dhe stafin përcejllës.

UEFA ndryshon përfundimisht rregullin për golashënuesin më të mirë - mund të ketë më shumë se një fitues
Lexo po ashtu UEFA ndryshon përfundimisht rregullin për golashënuesin më të mirë - mund të ketë më shumë se një fitues

Ndërkohë, yjet e Anglisë do të gëzojnë një pjesë edhe më të madhe të parave nëse arrijnë ngrenë trofeun. SunSport zbuloi ekskluzivisht muajin e kaluar se lojtarët do të marrin një pjesë prej 9.6 milionë funte nëse Tre Luanët fitojnë Kampionatin Evropian.

Edhe FA do të fitojë 28.5 milionë euro në total nëse shpallen kampion, me yjet që pritet të fitojnë një bonus me vlerë rreth 440000 euro secili.

Por Southgate do të marrë një bonus të madh prej 4 .8 milionë euro nëse e udhëheq Anglinë drejt lavdisë evropiane – mbi 10 herë më shumë se sa De La Fuente.

Southgate mund të vendosë të largohet pas finales edhe pse shefat e FA duan që ai të qëndrojë edhe për dy vite të tjera. /Telegrafi/ 


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori