LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Italinë e mposhtëm ende pa zbritur në fushë

Xhaka: Italinë e mposhtëm ende pa zbritur në fushë

Zvicra arriti fitore të madhe në 1/8 e finales në Euro 2024, duke mposhtur Italinë me rezultat 2-0.

Padyshim që Granit Xhaka ka qenë një nga më të mirët në fushë, derisa ka folur për fitoren që arritën ndaj Italisë.

Mesfushori nga Kosova tha se ai dhe disa nga futbollistët e Zvicrës kanë shkuar në Euro 2024 pas një sezoni të madh dhe se janë të uritur për sukses.


“Unë urrej të humbasë, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanji zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bologna. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të “uritur” për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi”.

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar
Lexo po ashtu "Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

“Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh”, deklaroi Xhaka.

“Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz”, tha Xhaka.

Zvicra në panik, Granit Xhaka në dyshim të madh për ndeshjen ndaj Anglisë në çerekfinale
Lexo po ashtu Zvicra në panik, Granit Xhaka në dyshim të madh për ndeshjen ndaj Anglisë në çerekfinale

Mesfushori i Leverkusen tha se ishte një hakmarrje ndaj Italisë, e cila tre vite më parë i kishte eliminuar me lehtësi.

“E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë – jep një sinjal për të ardhmen

Përfaqësueset
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan - ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Përfaqësueset
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste – kush do të arrijë finalen e madhe?

Përfaqësueset
Kalo në kategori