LAJMI I FUNDIT:

Man United fërkon duart – Bayern Munich tashmë i ka caktuar çmimin De Ligtit

Man United fërkon duart – Bayern Munich tashmë i ka caktuar çmimin De Ligtit

Bayern Munich pritet që ta shesë Matthijs De Ligt në rast kërkesat e tyre financiare plotësohen mes interesimit nga Manchester United.

Gjiganti gjerman po kërkon 50 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit holandez, sipas asaj që ka raportuar Sky Sport Germany. Kjo figurë pastaj do të rritej varësisht nga bonuset e ndryshme.

Agjentja Rafaela Pimenta tashmë thuhet se po punon për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe Bayerni besohet se ka nisur kontaktet me Unitedin.


Një kalim në ‘Old Trafford’ do të bënte që De Ligt të ribashkohej me Erik Ten Hag, me të cilin kishte punuar dhe shkëlqyer tek Ajaxi.

Man United po planifikon një goditje të madhe – synohet transferimi i top yllit të Bayernit
Lexo po ashtu Man United po planifikon një goditje të madhe – synohet transferimi i top yllit të Bayernit

Lidhja që kjo dyshe ka pasur më herët shto këtu edhe aftësitë e lojtarit, duket se janë bërë faktor motivues që De Ligt të shprehet i gatshëm të kalojë në Angli dhe Ten Hag me të vërtetë e dëshiron atë.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë formale nga Unitedi, ani pse raportimet sugjerojnë se një propozim i është bërë lojtarit.

Varësisht nga gjatësia e bonuseve, De Ligt mund të bëhet mbrojtësi i tretë më i shtrenjtë në histori të ‘Djajve të Kuq’ pas Harry Maguire dhe Lisandro Martinez. Një mbrojtës i ri është në listën e prioriteteve të klubit anglez pas largimit të Raphael Varane dhe pasigurisë së Victor Lindelof.

Teksa e ardhmja e tij mbetet një temë diskutimi prapa skenave, De Ligt momentalisht është i ngarkuar me Holandën para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj Rumanisë në fazën e 1/8 së finales në Euro 2024.

Deri më tani De Ligt nuk ka marrë asnjë minutë lojë, pasi Koeman ka preferuar Stefan De Vrij dhe Virgil Van Dijk para tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Turqia përgjigjet ashpër pas dënimit me dy ndeshje të Merih Demiral

Përfaqësueset
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së

Përfaqësueset
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane

Përfaqësueset
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

Përfaqësueset
Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Përfaqësueset
Kalo në kategori