LAJMI I FUNDIT:

“Mos bëj ndonjë budallallëk”, Rooney paralajamëron yllin e Anglisë para ndeshjes me Sllovakinë

“Mos bëj ndonjë budallallëk”, Rooney paralajamëron yllin e Anglisë para ndeshjes me Sllovakinë

Anglia do të përballet me Sllovakinë për një vend në çerekfinale të Euro 2024, por Wayne Rooney ka paralajmëruar yllin e “Tre Luanëve”, Jude Bellingham që të mos lejojë nervozizmin e tij të “vlojë” në këtë përballje.

Anglia e përfundoi si lider Grupin C me dy barazime dhe një fitore për të siguruar kështu një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira dhe tani do të takohen me Sllovakinë e cila përfundoi e treta në Grupin E.

Të besuarit e Gareth Southgae nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre në Kampionatin Evropian deri më tani, duke marrë shumë kritika nga tifozët dhe gazetarët për taktikat, lojtarët që u përdorën dhe stilin e lojës.


Për shkak se përfunduan si lider të grupit, ekipi i Anglisë pati një short të favorshëm duke evituar kundërshtarët si Gjermania, Franca, Portugalia dhe Spanja.

Rooney ‘fajëson’ Guardiolën për paraqitjen e dobët të Anglisë në Euro 2024
Lexo po ashtu Rooney ‘fajëson’ Guardiolën për paraqitjen e dobët të Anglisë në Euro 2024

Fituesi i kësaj përballje do të luante në çerekfinale me Zvicrën që sot (29 qershor) arriti ta eliminojë Italinë duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Para fillimit të kësaj ndeshje, Rooney ka paralajmëruar yllin e Real Madridit, Jude Bellingham, që të mbajë qetësinë pasi në disa raste dëshmoi momente nervozizmi në barazim ndaj Sllovenisë.

Ish-reprezentuesi anglez i ka kërkuar Bellinghamit që të mos lejojë nervozizmin të vlojë dhe të mos lejojë veten që të bëjë ndonjë budallallëk.

“Tre ose katër herë në pjesën e parë ndaj Sllovenisë ai nuk mund ta fshehte nervozizmin e tij. Ai po shikonte përreth tek të tjerët duke i çuar krahët lart. Gjuha e trupit e çon një mesazh tek tifozët, bashkëlojtarët e tij dhe trajneri”, ka thënë Rooney.

“Unë kam qenë aty. E di saktësisht pozicionin në të cilin ndodhet ai. E kam gjetur veten shpeshherë në atë situatë gjatë kohës sa luaja me kombëtaren dhe në disa momente me ekipin. Unë vetëm shpresojë që nervozizmi të mos vlojë deri në atë pikë që ai të ndëshkohet me të kuq ose të bëjë ndonjë budallallëk dhe të lëndohet”, përfundoi ai./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori